Vrau nënën për lekët e drogës, lihet në burg 35-vjeçari
Tiranë- Do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve 35-vjeçari që vrau me thikë nënë e tij për t’i marrë lekët që i duheshin për drogë.
Vendimi është marrë sot në gjykatën e Tiranës, e cila pranoi kërkesën e akuzës që masa e sigurisë për 35-vjeçarin Alkent Birko të jetë, “arrest me burg”.
Vetë i akuzuari ka pranuar krimin e kryer, duke bërë përgjegjëse për krimin lëndën narkotike, që sipas tij e kishin sjellë deri në këtë pikë.
Avokati ka këkruar ekspertim të të pandehurit, duke pranuar se përdorimi i tepërt i drogës i ka shkaktuar probleme të rënda psikike.
Kërkesë kjo që është marrë parasysh nga gjykata, e cila ka caktuar edhe ekspertët që do të bëjnë ekspertimin e tij. Mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashjes të nënës së tij, Shpresa, 60-vjeçare, ngjarje që ndodhi pak ditë më parë në zonën e Medresesë në kryeqytet.