Vrau për hakmarrje në vitin 1998, ekstradohet nga SHBA
Gramoz Yzeiri u arrestua në Teksas dhe pas 5 muajsh vjen me pranga në Shqipëri. Fieraku ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Xheladin Qelisë
Luan Kondi
Tiranë – I ishte shmangur drejtësisë për 11 vjet me radhë, por dje e sollën me pranga nga Amerika për të kryer dënimin e dhënë për disa vepra penale. Burime policore i thanë gazetës “Albania” se dje u ekstradua nga Uashingtoni shtetasi Gramoz Yzeiri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, krijim të bandave të armatosura e falsifikim dokumentesh.
Ekstradimi
Policia e Shtetit bëri të ditur se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Uashingtonin dhe ICE (Zyrën e Emigracionit) realizuan dy ditë më parë deportimin nga Amerika, drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Gramoz Yzeiri, 38 vjeç nga Fieri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej për vrasjen e Xheladin Qelisë. Ekzekutimi me armë zjarri ka ndodhur në vitin 1998 për shkaqe hakmarrjeje, ndërsa autori i ngjarjes ka arritur të largohet nga Shqipëria dhe me dokumente të rreme kishte qëndruar deri tani në kontinentin amerikan. Yzeiri u është dorëzuar autoriteteve përkatëse shqiptare, që e dërguan në një burg të sigurisë së lartë, ku 38-vjeçari të kryejë dënimin e dhënë nga drejtësia.
Emri i rremë
Jeta në arrati e Yzeirit zgjati plot 11 vjet. Ai u arrestua në Teksas të SHBA-ve më 7 prill të vitit 2009, ndërsa po hynte ilegalisht në territorin Amerikan, me emrin Adriatik Papa. Zbulimi i të kërkuarit u bë pas krahasimit të gjurmëve të gishtave. Gramoz Yzeiri ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje. 5 muaj pas arrestimit në SHBA, u mundësua dërgimi i tij në Shqipëri ku dhe do te vuaje dënimin për veprat penale të kryera.
Akuzat dhe dënimet
Vrasja për të cilën akuzohet shtetasi Gramoz Yzeiri ka ndodhur me datë 13 qershor 1998, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Lagja “Kastrioti”, në qytetin e Fierit, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Xheladin Qelia. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima po udhëtonte me një motor i shoqëruar nga shtetasi Sh. J., dhe janë ndaluar nga dy persona, të identifikuar më pas si Gramoz Yzeiri dhe Renato Sali. Autorët nën kërcënimin e armëve, pasi kanë ndaluar viktimën dhe personin që e shoqëronte kanë qëlluar mbi shtetasin Xheladin Qelia duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas kryerjes së krimit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ka qenë shkurti i vitit 2005 kur Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur ndaj Yzeirit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, armë mbajtje pa leje dhe municioneve në sasi të mëdha dhe falsifikimit të dokumenteve”. Dy vjet më vonë, në korrik të vitit 2007 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 274, datë 25. 07. 2007, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për Yzeirin, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim, në bashkëpunim dhe armë mbajtje pa leje. Yzeiri u dënua në mungesë për të gjitha këto vepra penale, ndërkohë që policia vetëm gjatë një kontrolli në banesën e tij në vitin 2004 në Fier gjeti dhe sekuestroi 2.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, 3 pistoleta, 2 automatikë, një granat hedhës, sasi e madhe municioni dhe dokumente të falsifikuara.
28 Gusht 2009