Vrau sportistin, i vëllai do i jepte drogë
KORçE - Policia e Korçës arrestoi 40-vjeçarin Gjergji Strati pasi tentoi t’i fusë në burgun e sigurisë së lartë një sasi droge të fortë vëllait të tij të dënuar për vrasje. Burime të policisë bënë të ditur se gjatë kontrollit të kryer u zbulua se ai kishte fshehur një sasi prej 7 gramë kokainë për vëllain e tij Vasi Strati, i dënuar me 25 vjet burg. Sasia e drogës, kokainë është kapur nga policia në veshjet e 40-vjeçarit ndërsa ai kishte marrë leje për t’i futur ushqime në burg të vëllait. Burime nga policia e burgut bënë të ditur se kishin të dhëna operative për futje të lëndëve narkotike në burg tek të dënuarit. Vasi Strati, është dënuar së bashku me dy persona të tjerë po nga Korça për vrasjen e sportistëve Sokol Jahollari dhe Rafalel Riza, ngjarje kjo e ndodhur disa vite më parë. g.a