Vrau vëllain me thikë, lihet në burg
SARANDE- Gjykata e Sarandës la dje në burg vrasësin e vëllait dhe shokun e tij. Ermir Myrtaj dhe Jorgo Beruka akuzohen për vrasjen me dashje dhe në bashkëpunim të 30- vjeçarit, Laze Myrtaj. Ngjarja ndodhi të premten e kaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës, kur 25-vjeçari Murtaj vrau me thikë në zemër vëllain e tij. Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Në seancën e djeshme gjyqësore, i pari për masë sigurie doli 25-vjeçari, Ermir Murtaj. Ai pranoi autorësinë e vrasjes së vëllait të tij. Por gjatë shpjegimit të ngjarjes, Ermir Myrtaj ka treguar tjetër motiv për vrasjen e ndodhur, dhe jo për celularin e tij. Sipas burimeve nga gjykata, i arrestuari ka pohuar se i vëllai, Laze Murto, pak ditë para ngjarjes, pasi kish konsumuar një sasi droge, i ka kërkuar 19–vjeçarit Jorgo Beruka të kryente marrëdhënie homoseksuale me të. 19 – vjeçari nuk i ka pranuar, ndërsa më pas i kishte rrëfyer shokut të tij, vëllait të viktimës, gjithçka i kishte ndodhur. “Vëllai ishte tepër kokëfortë për të pranuar atë që i kishte kërkuar shokut tim. Në moment nuk mora vesh se si e godita me thikë”, ka përfunduar rrëfimin e tij në seancën e masës së sigurisë 25–vjeçari, Ermir Murto. Ngjarja ka ndodhur pas një grindje të ashpër mes dy vëllezërve. Në momentet e grindjes është ndodhur atje edhe 19–vjeçari, Jorgo Beruka. Edhe ndaj tij Gjykata e Sarandës, si masë sigurie, vendosi “burg pa afat”. Gjatë hetimit do të përcaktohet nëse ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e 30 –vjeçarit, Laze Myrtaj. sh.d