E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet më thikë 22-vjeçari, pranga autorit: “Më ngacmonte motrën”

TIRANË - Tjetër viktimë në Kamzë. Ngjarja e rëndë nga ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 18:20, pranë Universiteti Bujqësor. Bëhet e ditur se viktima është 22-vjeçari Albert Ndrecaj, ndërsa autori që është vënë në pranga vetëm pak minuta më vonë është Bukurosh Mucaku.
I dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit Albert Ndrecaj dje pasdite në qendër të qytezës së Kamzës, pranoi krimin pasi u arrestua nga policia duke deklaruar se viktima i ngacmonte motrën. Burime policore që po hetojnë ngjarjen bëjnë të ditur se 18 vjeçari Bukurosh Muceku, i cili u arrestua nën akuzën e vrasjes me thikë të 22-vjeçarit Albert Ndrecaj, ka debatuar me viktimën e tij për motive të dobëta. I dyshuari pretendonte se Alberti ngacmonte motrën e Bukuroshit dhe kjo ishte konsideruar nga 18-vjeçari si e papranueshme ndaj dje në një lokal pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës të dy janë përballur dhe ka nisur një debat i nxehtë. Në një moment, adoleshenti i është sulur 22-vjeçarit duke i ngulur thikën dhe e plagosur rëndë atë. I riu megjithëse u dërgua shpejt në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të organeve jetësore. Policia mundi të kryejë arrestimin e të dyshuarit vetëm pak pas vrasjes dhe tani pritet të vazhdojë hetimi i plotë për krimin e rëndë.

10 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›