E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët qëllojnë me leva punonjësit e administratës së Kuçovës

Kuçovë- Janë dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës 3 nënpunës administrate në komunën Perondi në rrethin e Kuçovës, teksa kanë tentuar të kontrollojnë dokumentacionin e një prej bizneseve të zonës.

N/kryetari i komunës Perondi Edmond Matarangasi, Drejtori i Tatimeve të komunës Melvan Domi, dhe Shefi i Financës së Komunës Perondi Fatjon Plaku, kanë qënë duke ushtruar kontroll në një nga bizneset e ndërtimit në lagjen Postobllok.

Por aty janë ndeshur me rezistencën e pronarëve, të cilët fillimisht nuk kanë dashur të tregojnë dokumentacionin dhe licensën për biznesin e tyre dhe më pas, kanë goditur e rrahur me grushta e leva hekuri 3 punonjësit e komunës. Policia e Kuçovës ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm, ndërkohë që mësohet se tre punonjësit janë dërguar në Spitalin e Kuçovës.

Autorët e këtij akti 2 kushërinjtë Leonard dhe Agron Caushaj, janë prangosur nga policia dhe do të akuzohen për veprën penale, dhunim për shkak të detyrës, pas kundërshtimit dhe rrahjes së dy punonjësve të komunës Perondi.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›