E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullnetarët e Edvinit, njerëz me pagë në Bashkinë e Tiranës

Në turin e udhëtimeve boshe nëpër Shqipëri, kreu i PS-së shoqërohet nga 300 automjete të vartësve në bashkinë e Tiranës. Të njëjtët njerëz shfaqen në Pallatin e Kongreseve, por edhe në sallat në Shkodër, Patos, Vlorë e gjetkë. Përdorimi i administratës, pjesë e skemës që do të subvencionohej nga vjedhja 14 milionë euroshe e buxhetit të bashkisë së kryeqytetit

TIRANE – Turi më i ri i Edi Ramës nëpër Shqipëri, i lançuar si takim me vullnetarët, nuk është asgjë më shumë se ai takimi për projekt buxhetin në Pallatin e Kongreseve,  disa javë më parë. E përbashkëta e këtyre takimeve, është se, sikurse në takimin e Pallatit të Kongreseve mbizotëronin në sallë, nëpunësit e administratës së bashkisë dhe efektivat e policisë bashkiake, që dëgjonin kryebashkiakun Edi Rama që ju fliste “ashtu e kështu” për qeverinë, duke premtuar se “do të bënte atë dhe këtë”, edhe në këto takime me vullnetarët sërish janë nëpunësit e bashkisë së Tiranës dhe efektivat e policisë bashkiake që shoqërojnë Edi Ramën , duke mbushur sallat e takimeve.
Burime nga bashkia e Tiranës, bëjnë ët ditur se janë rreth 300 automjete private dhe të bashkisë, përfshirë dhe të policisë bashkiake, të Tiranës që për çdo takim të Edi Ramës, me vullnetarët, shoqërojnë kreun e PS-ës, duke garantuar mbushjen e sallave, por edhe entuziazmin për aq kohë sa vazhdon fjalimi demagogjik i Edi Ramës.
Aq e vërtetë është kjo, sa në fjalimet e tij në takimet me vullnetarët, në Vlorë, Fier, Patos, Rrogozhinë, Pukë e Shkodër, i ndërgjegjshëm se fletë para të njëtave fytyra “familjare”, vartës të tij të bashkisë së Tiranës, ai asnjë herë, sikurse mund të verifikohet edhe nga publikimet e këtyre aktiviteteve në web-siten  e PS-ës, www.ps.al, nuk e ju është drejtuar vullnetarëve të pretenduar, e thënë më ndryshe, asnjëherë nuk e ka përdorur vetë fjalën “vullnetarë”, përveç një rasti, kur lançoi këtë “risi” në hollin e Pallatit të Kongreseve.
Gjithsesi, në këto takime me vartësit e bashkisë nëpër qytete të ndryshme, Edi Rama, nuk ka harruar që para nëpunësve të administratës së bashkisë dhe policëve të tij bashkiakë të përsërisë të njëjtat fraza të tipit “ashtu e kështu”, për qeverinë dhe të premtojë të njëjtat gjëra se “do të bëjë këtë dhje atë”... Dhe pas të njëjtave fraza të përsëritura si papagall, janë të njëjtët persona që ndërsa e shoqërojnë Edi Ramën nëpër takimet me vullnetarët e pretenduar, brohorasin dhe duartrokasin kryetarin e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›