Waxman: Withers kundërshtoi dëshminë e Harrison
Kongresmeni demokrat Henri Waxman fton ambasadorin amerikan, John Withers, për të dhënë një intervistë pranë komitetit lidhur me hetimin që është ndërmarrë për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit.
Në përgjigjen që i ka kthyer kryediplomatit amerikan në Tiranë, Waxman, duke iu referuar intervistës së Withers në "Los Angeles Times" thotë se, ambasadori amerikan Withers edhe pse ka pranuar një takim me Mediun më 19 nëntor 2007, ka kundërshtuar deklaratën e majorit Harrison, sipas të cilit, ka rënë dakord me ministrin shqiptar të Mbrojtjes për fshehjen e origjinës kineze të fishekëve. "Ju thoni gjithashtu se nuk e keni informuar komitetin për këtë incident, pasi nuk doli emri i kompanisë që merrej me tregtinë e armëve. Por hetimi i këtij komiteti për atë që ndodhi realisht në Shqipëri në nëntor 2007 po pengohet nga mungesa e bashkëpunimit e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës. Për t'u veçuar është fakti se komiteti nuk ka marrë ende dokumentet e kërkuara dhe as ka mundur të marrë në pyetje zyrtarë të ambasadës. Për këtë arsye, unë e vlerësoj ofertën tuaj për t'u takuar dhe uroj që tani ju do të bashkëpunoni plotësisht me komitetin. Ju ftoj të kontaktoni me stafin për të vendosur se kur do të takohemi", shton më tej letra. Në këtë letër kongresmeni amerikan mirëpret takimin me ambasadorin amerikan dhe shpreh bindjen se vetëm një informim i plotë mbi atë që ka ndodhur mund të zbardhë akuzat për përfshirje në aferat e trafikut të armëve. "E kam marrë letrën tuaj të datës 11 korrik 2008 dhe kam lexuar me interes komentet tuaja në "Los Anxheles Times". Në letrën tuaj kërkohej një mundësi për t'u takuar dhe unë e mirëpres këtë ofertë", citohet në letër.