E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger mendon për ri-transferimin e Henrys

Arsene Wenger është duke konsideruar ri-transferimin e golashënuesit më të mirë të Arsenalit, Thierry Henry në marrëveshje huazimi për dy muaj.

Sulmuesi francez, 34 vjeç, është duke stërvitur me ish klubin e tij prej përfundimit të sezonit në Major League Soccer.

Ai nuk do të kthehet në New York Red Bulls deri në mars, andaj Wenger ka mundësi ta angazhojë atë në baza të përkohshme. “Marrëveshja afatshkurtër është ideale, por ende nuk kam paraqitur ofertë” tha Wenger. Henry shënoi 226 gola në 370 ndeshje për Arsenalin mes 1999 dhe 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›