E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Jo presione politike mbi kryeprokuroren



TIRANË – Ambasadori amerikan i del në mbrojtje Ina Ramës duke kritikuar sulmet politike që bëhen ndaj saj. Gjatë seminarit të organizuar ditën e djeshme, Withers u shpreh: “Është kënaqësi që të qëndroj përkrah prokurores së Përgjithshme Ina Rama, e cila ka shfaqur përkushtim dhe angazhim në ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të zyrës së saj. Ajo ka paraqitur profesionalizëm dhe përkushtim në ndërmarrjen e punës së saj përmes parimeve rigoroze dhe një përkushtimi të punës së saj, i cili ka mahnitur të gjithë vendin. Ajo i ka realizuar këto përballë shumë vështirësive", - deklaroi ambasadori amerikan. Ai gjithashtu vlerësoi qëndresën e kryeprokurores ndaj presioneve politike që vijnë nga të dyja krahët. Diplomati amerikan, duke pranuar se puna e prokurorit nuk është e lehtë në asnjë vend, tha se lufta e korrupsionit është e vështirë dhe çështja e imunitetit ka qenë në vetvete një problem për Prokurorinë. “Ka pasur dhe pengesa të tjera ligjore lidhur me çështjen arkaike të imunitetit, që në vetvete përbën një problem. Të gjitha këto thjesht për faktin që puna e saj të mund të anojë nga njëra anë ose në tjetrën", – mbylli deklaratën e tij ambasadori amerikan, Xhon Withers.

9 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›