E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xhacka: “Qeverisja nepotike e Berishës ka sjellë shqetësimin e ndërkombëtarëve”



Lëvizja “G99” ka komentuar raportin e Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me situatën në Shqipëri. Aktivistja e G99-s, Olta Xhacka, tha se ky raport nënvizon qartazi opinionin ndërkombëtar se Berisha jo vetëm nuk ka ndryshuar, por po investon gjithçka për të kontrolluar institucionet e vendit, zgjeruar nepotizmin, e përqendruar pushtetin ekonomik. “Sipas raportit, mbas 18 vjetësh tranzicion, nën qeverisjen e Sali Berishës, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme të përmasave të konsiderueshme, paçka retorikës boshe për arritje të mëdha në luftën kundër tyre. Nepotizmi përmendet si një ndër problemet kryesore manifestuar më së miri te kryeministri dhe familjarët e tij, e specifikisht vajzën e tij. Raporti nënvizon gjithashtu tendencën e vazhdueshme të qeverisë ‘Berisha’ për të censuruar kritikat e brendshme duke ushtruar presion mbi median, shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura”, - tha Xhacka. Ajo theksoi se raportet e ndërkombëtarëve janë reale dhe shumë ndryshe nga deklaratat boshe të kryeministrit Berisha.

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›