Xhafa denoncon përgjimet, Policia kallëzon Fatos Klosin
Policia e Shtetit çon në Prokurori kallëzimin për ish-drejtorin e SHISH-it. Katër ditë më parë Policia akuzoi Fatmir Xhafën. Harrohen “përgjegjësit”
Albert Gjoka
TIRANË – Në pamundësi për të nisur hetimet ndaj personave me imunitet në radhët e opozitës, Policia e Shtetit duket se ka nisur gjuetinë e shtrigave, duke tentuar të ndëshkojnë eksponentë të tjerë të lartë të opozitës. Në mënyrë zyrtare dje u konfirmua nisja e hetime për nxitje të turmave pas deklaratave se policia po përgjon drejtuesit e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por, për herë të parë denoncimin publik ndaj Policisë për përgjim të deputetëve të opozitës e bëri ditën e shtunë Fatmir Xhafa, paçka se policia dje ka shënjestruar Fatos Klosin, ish-shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke i bërë kallëzim penal. Duke përfituar nga fakti se Klosi nuk ka imunitet, drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë planifikuar për të ndëshkuar Klosin, i cili kohët e fundit ka dalë në mbështetje të lëvizjeve të opozitës. Nëse policia beson realisht se ka shkelje të ligjit, autori publik i akuzës për përgjimet është sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste. Edhe deklarata zyrtare e Policisë së Tiranës ditën e shtunë i adresohej Fatmir Xhafës, dhe nuk përmendej Fatos Klosi.
Kallëzimi
“Policia e Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për shpifje dhe nxitje të turmave gjatë protestës për shtetasin Fatos Klosi”, - thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, shpërndarë dje për mediat. Krejt ndryshe nga qëndrimi i tri ditëve më parë, strukturat e Policisë dje iu referuan deklaratave të bëra nga Fatos Klosi gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste, ku shprehet se Policia, nëpërmjet një mjeti të vendosur, ka përgjuar telefonat e deputetëve dhe qytetarëve gjatë protestës së zhvilluar në datat 20 deri më 22 nëntor 2009 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sqaron opinionin publik si më poshtë:
Policia e Shtetit, në zbatim të ligjit, ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të kësaj proteste”, - thotë zëdhënësja e policisë, Laura Totraku. Ajo theksoi se në asnjë rast dhe as në procedurat standarde të përdorura nga strukturat e Policisë nuk është e parashikuar që Policia e Shtetit të kryejë veprime të tilla. “Sqarojmë opinionin publik se pajisja së cilës i referohet shtetasi Fatos Klosi është blerë nga ish-drejtuesi i Gardës së Republikës dhe sot deputeti aktual i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Çuko, dhe kjo pajisje ka si funksion sigurimin dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë nga veprimet e mundshme kriminale”, - thonë burimet zyrtare të Policisë së Shtetit.
Ndryshimi
Policia e Shtetit kësaj radhe ka vënë në përgjegjësi ligjore Fatos Klosin, dhe jo autorët e vërtetë të denoncimit publik; konkretisht deputetët Fatmir Xhafa dhe Arben Çuko. Kjo tregohet qartë nga njoftimi zyrtar i Policisë së Qarkut Tiranë, i bërë ditën e shtunë. “Në lidhje me deklaratën e bërë nga zoti Fatmir Xhafa, e transmetuar nga disa media, për vendosjen e një automjeti përgjues nga Policia për të përgjuar telefonatat e pjesëmarrësve në tubim, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë deklaronte Policia e Shtetit nuk ka vendosur automjete apo pajisje përgjuese për monitorimin apo kontrollimin e kësaj proteste”, - thotë deklarata e bërë tri ditë më parë. Sipas saj, “vendosja e pajisjeve të tilla nuk është në procedurat standarde të Policisë së Shtetit për monitorimin e tubimeve apo manifestimeve. Njoftimi i zëdhënëses së Policisë së kryeqytetit vijon më tej: “Në zbatim të ligjit, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e zhvillimin normal të këtij tubimi”. “Deklarata të tilla nuk i shërbejnë zhvillimit normal të aktivitetit, sigurimit të rendit dhe sigurisë publike, por bëhen shkak për destabilizimin e situatës”, - përfundon deklarata e tri ditëve më parë.
Por dje Policia ka nisur hetimet jo duke vënë para përgjegjësisë ligjore (nëse ka në rastin konkret) autorët e denoncimit, por Fatos Klosin. Duke u bazuar në ligj dhe duke i trajtuar të gjithë njësoj, Policia duhet të vërë para përgjegjësisë penale realisht ata që e denoncuan dhe ata që akuzoi tri ditë më parë. Më pas Klosin.
Rasti
Protestuesit, vezë mbi makinën misterioze
Një automjet i parkuar në oborrin e Kryeministrisë shkaktoi ditën e shtunë paradite një incident mes protestuesve të mbledhur nga opozita para godinës së qeverisë. Dhjetëra qytetarë që po qëndronin para Kryeministrisë janë afruar te rrethimi i selisë qeveritare pasi morën informacion për një makinë, e cila ishte parkuar brenda oborrit dhe, siç u fol në radhët e protestuesve, po përgjonte pjesëmarrësit në miting duke kryer filmime. Ky fakt ka ngjallur irritim në radhët e protestuesve, të cilët janë afruar te kangjellat e Kryeministrisë dhe kanë qëlluar me vezë automjetin që u dyshua se po përgjonte pjesëmarrësit. Policia, e cila nuk ishte dislokuar në hapësirën mes protestuesve dhe godinës së qeverisë, ka ndërhyrë menjëherë duke larguar protestuesit ndërsa situata është dashur të qetësohet vetëm falë ndërhyrjes së deputetëve socialistë që ishin të pranishëm në tubim. Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur përplasje serioze mes forcave të policisë dhe protestuesve, të cilët janë qetësuar pasi automjeti i dyshuar u largua nga pozicioni ku ishte vendosur.
Reagimet
Opozita: Makina përgjon celularët e deputetëve
Deputetët e Partisë Socialiste deklaruan të shtunën se telefonat e tyre po përgjoheshin nga një makinë që qëndron në oborrin e Kryeministrisë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe, vuri në dijeni protestuesit për përgjimin. "Do të doja t‘ju ftoja të zhvendosemi në cepin tjetër të selisë së Kryeministrisë për të qëndruar aty derisa makina e përgjimit të telefonave të deputetëve, kryetarëve të partive politike që ndodhen këtu, që përgjohen në mënyrë të paligjshme, të largohen nga ai shesh", - tha ai. Më pas protestuesit qëlluan me vezë godinën e Kryeministrisë. Në këtë moment u shtuan menjëherë radhët e policëve përgjatë gjithë murit të Kryeministrisë dhe është dashur ndërhyrja e deputetëve për normalizimin e situatës. Deputeti socialist, Fatmir Xhafa, tha se në oborrin e Kryeministrisë ndodhej një makinë që survejonte gjithë protestën. Madje, sipas tij, survejoheshin edhe celularët e opozitës. "Kjo është qeveria e çimkave", - ka deklaruar deputeti Xhafa, ndërsa ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, tha se në makinë ndodheshin dy antena që përgjonin telefonata të caktuara.
24 Nentor 2009