Xhafaj: Ndarja e mandateve nga Kuvendi, antiligjore Qamil Xhani
Deputeti i Partise Socialiste Fatmir Xhafaj, e ka cilesuar si te papranueshme vendimin e mazhorances per te kaluar ndarjen e mandateve te deputeteve sipas qarqeve, per zgjedhjet e ardhshme nga Parlamenti. Ne nje prononcim dhene dje per mediat, Xhafa ka deklaruar se nje vendim i tille eshte anti-ligjor. “Do te ishte nje akt i rende, nje precedent i rende negativ, me pasoja per procesin e ardhshem zgjedhor”, tha Xhafa ne nje prononcim per gazetaret. Reagimi i tij erdhi pas njoftimit te kreut te Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali per diskutimin e ndarjes se mandateve ne kete komision, diten e marte. “Materialin e keni ne dispozicion, do t’ju shperndahet po te doni qe sot, sepse ka ardhur, por duhet te jemi te pergatitur qe kete debat, ta zhvillojme diten e marte ne oren 09:00”, tha Rusmali ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve”, tha Rusmali. Por sipas deputetit Xhafa, njeheresh dhe nenkryetar i Komisionit te Ligjeve, shqyrtimi i kesaj procedure nga ana e Kuvendit, eshte shkelje ligjore, pasi ndarjen e mandateve ka te drejte ta beje vetem Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Eshte nje akt i rende, pasi lidhet me praktiken se si duhet te funksionojne institucionet e pavarura dhe me menyren se si duhet respektuar Kushtetuta dhe ligji”, tha Xhafaj. Sipas tij, vetem nese KQ-ja do te merrte vendim per ndarjen e mandateve, atehere mund te vihej ne levizje Parlamenti. Sipas tij, vendimmarrja e KQZ-se, nuk duhet te jete vetem me votat e shumices, por te gjithe anetareve. “Mbasi te kemi nje vendimmarrje te KQZ-se, e cila duhet t’i vije Parlamentit, Parlamenti duhet te gjykoje mbi kete vendimmarrje. Nuk duhet te jete vullneti i nje shumice te thjeshte nese flasim per zgjedhje te lira dhe te ndershme”, u shpreh dje Xhafaj. Deputeti i PS-se u shpreh se, ceshtja e mandateve nuk lidhet vetem me vendimmarrjen, por edhe te dhenat per ndarjen e votuesve dhe rritjen fiktive, sipas tij, te popullsise ne disa zona. “Ka nje kompleks gjerash, ka nje perpjekje per te abuzuar mbi te dhenat, mbi regjistrimin e popullsise, mbi zhvendosje mekanike te saj, ne funksion te interesave elektorale te Partise Demokratike”, tha dje Xhafaj. Partia Socialiste ka deklaruar se ne zgjedhjet e ardhshme, nuk duhet te shkohet me ndarjen e mandateve qe eshte perdorur per vitin 2009, ndersa kundershton dhe marrjen e vendimit per kete ceshtje nga Parlamenti. Sipas PS-se, vendimmarrja do te quhet e rregullt, vetem nese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendore, do te mblidhet per te caktuar mandatet ne cdo qark te vendit.
Ndarja e mandateve
Parlamenti pritet te vendose ne fillim te ketij sesioni parlamentar, ndarjen e mandateve per 12 qarqet e vendit. Konferenca e Kryetareve, vendosi futjen ne shqyrtim te kerkeses se KQZ-se diten e enjte, ndersa dje Komisioni i Ligjeve caktoi dhe rendin e diskutimeve, per diten e marte. Sekretarja e Pergjithshme e KQZ-se, kerkoi pak dite me pare zyrtarisht ne Parlament, qe ky institucion te vendoste mbi ndarjen e mandateve. Kjo kerkese eshte cilesuar e paligjshme nga ana e Partise Socialiste.
Ndarja e mandateve
Parlamenti pritet te vendose ne fillim te ketij sesioni parlamentar, ndarjen e mandateve per 12 qarqet e vendit. Konferenca e Kryetareve, vendosi futjen ne shqyrtim te kerkeses se KQZ-se diten e enjte, ndersa dje Komisioni i Ligjeve caktoi dhe rendin e diskutimeve, per diten e marte. Sekretarja e Pergjithshme e KQZ-se, kerkoi pak dite me pare zyrtarisht ne Parlament, qe ky institucion te vendoste mbi ndarjen e mandateve. Kjo kerkese eshte cilesuar e paligjshme nga ana e Partise Socialiste.