Vrasja e Servete Kullës, dosja në Gjykatën e Lartë
13/05/2009 Të pandehurit kanë bërë rekurs
TIRANË-Pasi janë dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e kryer në vitin 2001 në bashkëpunim me njëri-tjetrin, katër të pandehurit përfundojnë në Gjykatën e Lartë. Genci Hysa, Kujtim Xhaferri, Mirjeta Lika dhe Teuta Lika janë të pandehurit, të cilët u deklaruan fajtor për vrasjen e Servete Kullës. U dënuan me nga 25 vjet burg dhe tashmë kanë bërë rekurs për prishjen e këtij vendimi. Rekursi është bërë prej disa kohësh dhe vetëm në datë 28 prill është caktuar data e shqyrtimit të tij. Servete Kulla ishte e martuar më të pandehurin Genci Hysa. Ndërkohë që nga gjykimi doli se Hysa e shfrytëzoi në Itali si prostitutë. Ajo u gjet e therur dhe e hedhur në një kazan plehrash në periferi të Xhenovës. Pas këtij tmerri, familja e vajzës ishte e para që akuzoi bashkëshortin e vajzës, e cila u largua nga familja dhe u martua ndonëse pa dëshirën e tyre. Tashmë Hysa dhe Xhaferri kërkojnë të marrin pafajësi nga gjykata.