Peshkon me dinamit, gjymtohet rëndë i riu
13/05/2009 Dëmtime në trup, humb dorën e djathtë. Policia: Ngjarja aksidentale, por aktivitet i paligjshëm
LIBRAZHD-I shpërthen dinamiti, humb dorën dhe pëson dëmtime të rënda një 22-vjeçar. Ermir Alla 22 vjeç me banim në fshatin Kuturman të Librazhdit ka qenë duke peshkuar ne përroin e Rrapunit.
Plagosja
I riu po përpiqej të zinte peshk nëpërmjet shpërthimit të dinamitit, por këtë herë nuk ka mundur ta hedhë në kohë e për pasojë shpërthimi e ka dëmtuar rëndë. I plagosuri ka humbur dorën e djathtë, njërin gisht të dorës së majtë, por dëmtimet kanë qenë të mëdha edhe në të gjithë trupin madje edhe në njërin sy. Menjëherë i dëmtuari është dërguar me shpejtësi në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ka marrë mjekim urgjent. Edhe pse mjekët kanë ndërhyrë menjëherë për njërën dorë dhe gishtin e të riut nuk ka pasur asnjë mundësi për t’i shpëtuar. Mjeku Behar Gjevori thotë se gjendja e të riut është nën kontroll. Djali sipas tij ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e duarve po ashtu edhe në trup, por nuk ka rrezik për jetën. E vështirë për të riun do të jetë kur të mësojë se nuk e ka më dorën e djathtë. Të afërmit dhe familjarët kanë mbërritur menjëherë sapo kanë mësuar atë që kishte ndodhur. Ata thonë se nuk dinë asgjë dhe se kanë mbetur mjaft të tronditur kur kanë mësuar për gjymtimin e njërës dorë. Jeta e Ermirit nuk do të jetë e njëjtë pas kësaj që ndodhi thonë ata mjaft të shqetësuar. Në vendin e ngjarjes si dhe në kirurgji kanë mbërritur agjentët e policisë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi. Nga deklarimet e para bashkëmoshatarëve në vendin ku ka ndodhur shpërthimi mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Të riut i ka shpërthyer dinamiti nga pakujdesia. Në vendin e ngjarjes janë bllokuar disa prova si copëzat e mbetura të dinamitit. Peshkimi me eksploziv është një formë mjaft e përhapur, por që me ligj nuk lejohet. Disa herë ka pasur procedime ndaj personave që përdorin lëndë eksplozive në peshkim, por kjo nuk i ka ndalur shumë të rinj që jo vetëm të peshkojnë, por të përfundojnë vetë viktimë e shpërthimeve nga pakujdesia.