E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: “Do të kërkojmë anulimin e 59 lejeve të ndërtimit”



Përveç padisë në Prokurorinë e Përgjithshme, deputetët demokratë të komisionit hetimor “Rama 2” do t’i kërkojnë Kuvendit të anulojë 59 lejet e ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku i Tiranës në 2008-n. Ferdinand Xhaferri, kryetar i këtij komisioni, thotë se do të ndiqet rruga ligjore për të pezulluar vlefshmërinë e këtyre lejeve. “Komisioni hetimor do t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që këto leje ndërtimi të anulohen. Ne si komision hetimor kemi bindjen se atje ku institucioni paralizohet nga korrupsioni, atje ku individi vihet krejtësisht në shërbim të interesave të korrupsionit, atje Kuvendi i Shqipërisë, atje sovrani duhet të ndërhyjë. Komisioni hetimor me 59 lejet e ndërtimit që Edi Rama ka dhënë vetëm në pesë mbledhjet e fundit për dy anëtarët e tij të KRRT-së, komisioni hetimor ka provuar, ka certifikuar se Edi Rama punon sipas parimit se 'nëse do leje ndërtimi, lidhu me Alban Eftimin, paguaj te Alban Eftimi dhe e merr lejen e ndërtimit për tre minuta’", - deklaroi kreu i komisionit hetimor “Rama 2”, Ferdinand Xhaferri.

Berisha përuron nisjen e punimeve për parkun energjetik në Lezhë

Kryeministri Berisha mori pjesë dje pasdite nё përurimin e fillimit të ndërtimit të parkut energjetik nё Lezhë. Ky projekt ёshtё një investim i grupit italian “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro. Kryeministri Berisha, duke e konsideruar kёtё projekt ndër më të mёdhenjtё të inauguruar nё vend, tha se Shqipëria ёshtё vendi që po tërheq investimet më të mëdha nё fushën energjetike nё Ballkan. “Me gurin e themelit që po hedhim këtu, Shqipëria ka hedhur gurin e themelit për t’u shndërruar nё një superfuqi të vogël energjetike rajonale”, - është shprehur Berisha. Nё kёtё kontekst, kryeministri tha se brenda 2-3 javëve do të fillojë realizimi i një tjetër projekti të madh nё fushën e energjisë ujore, me vlerë 1.1 miliard euro, kaskada e lumit Devoll. “Nuk ishte aspak e thjeshtë që pikërisht nё kulmin e mungesës së energjisë të deklaronim se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike nё rajon. Gjëja më e mirë që mund të bёjё njeriu nё vёshtirёsi, rruga më e sigurt për t’ì kapërcyer ato, ёshtё të guxojë të mendojë të pamendueshmen, të imagjinojë të paimagjinueshmen. Kjo ёshtё rruga e vetme për t`ì shndërruar ato nё realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri”, - u shpreh kryeministri.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›