E Diel, 1 Nëntor 2026

Dajc demokratet rrahin shefin e shtabit te kandidatit te pavarur

shte rrahur dje ne oret e vona te mbremjes shefi i shtabit te kandidatit te pavarur per komunen e Dajcit Broz Pjetrani. Dhuna e ushtruar ndaj ketij personi sipas denoncimit ne polici eshte bere nga persona qe ndodheshin ne nje makine te veshur me posterin e Arben Gjurajt kandidatit demokrat per kete komune.


Ne nje deklarate per shtyp stafi elektoral i kandidatit te pavarur u shpreh
Krimi i mbeshtetur nga pushteti shkakton dhune ne komunen e Dajcit. Stafi elektoral i kandidatit te pavarur per kreun e kesaj komune Gentian Palaj denoncon aktin e shemtuar te ndodhur ne 2320 te se dieles ne afersi te fshatit Mushan ne Shkoder ku eshte goditur drejtuesi i stafit elektoral te ketij kandidati shtetasi Broz Pjetrani. Dhuna psikologjike qe ka shoqeruar gjithe fushaten ne kete zonedhe ku protagonist jane kryetari aktual i komunes dhe kandidat per zgjedhjet e 8 majit Arben Gjuraj si dhe personat qe e mbeshtesin ka kulmuar mbremjen e se dieles me plagosjen e Pjetranit duke i zene prite ne rruge ndersa ky kthehej ne shtepi me familjaret e tij. Broz Pjetrani nuk ka pasur asnjehere konflikt me persona te tjere madje as kater vjet me pare kur ai vete ishte kandidat i pavarur per kreun e kesaj komune.


Goditja e tij eshte paramenduar mire nga stafi i kryetarit ne detyre Arben Gjuraj qe duke pare numrin ne zbritje te perkrahesve te tij kjo e vertetuar ne mitingun elektoral te kandidatit te pavarur qe per nga pjesemarrja e cilesia nuk ishte pare ndonjehere ne kete zone sajuan incidente provokime dhe me pas goditjen e drejtuesit te fushates.
Qellimi i Gjurajt dhe mbeshtetesve te tij me pushtet politik eshte frikesimi i banoreve te Dajcit qe te mos votojne kandidatin e pavarur Gentian Palaj qe ne baze te te gjitha sondazheve te deritanishme ka rezultuar fitues me rreth 70 te votave.
Banoret e Dajcit kane pasur rastin te perjetojne kercenime te drejteperdrejtja ose jo nga deputete te PD-se apo persona te lidhur me Gjurajn per shkak te perfitimeve qe ndajne ne kurriz te ketij komuniteti. Goditjes se Pjetrani i parapriu nje incident i provokuar e miremenduar nga kryetari aktual i komunes Arben Gjuraj paraditen e se dieles duke dale nga ambjentet e kishes. Njerezit e kryetarit provokuan perkrahesit e Palajt dhe pas shkembimit te replikave dypaleshe goditen vellane e Palajt. Pas kesaj Gjuraj beri denoncim ne polici per kete incident duke akuzuar Palajn e vellezerit e tij qe u thirren e u mbajten disa ore ne polici per te dhene deklarime edhe pse ata ishin pala e demtuar.


Per ti dhene mesazhin e frikes e dhunes Gentian Palajt dhe njerezve te tij Gjuraj veproi ne dy drejtime njeheresh ne dergimin ne polici te rivalit te tij dhe ne goditjen e drejtuesit te stafit elektoral i cili nuk ka qene i pranishem ne incidentin e paradites. Perballe faktit se incidenti i ndodhur ishte pare nga dhjetera njerez dhe policia nuk verteton dot akuzen e Gjurajt edhe pse e mbeshtet ate goditet Pjetrani.
Njekohesisht policia ne mbrojtje te njerezve qe jane kandidate te PD-se fillon procedim penal per familjen Palaj. Mesazhi eshte i qarte kush mbeshtet Palajn ndeshkohet. Stafi elektoral i kandidatit te pavarur Gentian Palaj i eshte drejtuar sot te henen institucioneve nderkombetare qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne vendin tone institucioneve per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe trupit diplomatik. Dhuna psikologjike ndaj atyre qe guxojne te ushtrojne te drejtat qe ua njeh Kushtetuta presionet me forma te ndryshme per tu terhequr ku jane perfshire persona me imunitet po vazhdojne me akte dhune fizike qe rrezikojne te precipitojne dhe te kene pasoja me te renda.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›