E Diel, 1 Nëntor 2026

Xheloz se u lidh me një tjetër, rrëmben dhe rreh ish-të dashurën

Nuk e pranonte dot faktin që ishte ndarë nga ish-e dashura dhe që ajo kishte lidhje me një tjetër, i shtyrë nga xhelozia, ai e ka rrëmbyer vajzën dhe e ka rrahur atë me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Ngjarja ka ndodhur rreth drekës të së dielës në qytetin e Durrësit, ndërkohë që autori i kësaj ngjarjeje është vënë në pranga ditën e djeshme. Sipas burimeve zyrtare nga policia e qytetit bregdetar, Leonard Kërtusha, banues në këtë qytet, u arrestua dje se akuzohet se ka marrë pa dëshirën e saj 19-vjeçaren, duke e futur në makinë dhe më pas duke ushtruar dhunë fizike mbi të. I arrestuari me arsim tetë klasë ishte dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit, për kryerjen e veprës penale të vjedhjes. Sipas burimeve nga policia, ngjarja midis të dyve ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta. Midis 32-vjeçarit dhe vajzës ka pasur një lidhje para disa kohësh, ndërkohë që ata më pas ishin ndarë, duke mos vazhduar më historinë e tyre. Por 19-vjeçarja kishte nisur një lidhje të re më një tjetër djalë, gjë e cila nuk ishte pritur mirë nga ish-i dashuri i saj. Nga xhelozia, ai ka shfrytëzuar një moment kur e reja ishte vetëm duke e rrëmbyer atë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së diel. E reja banonte në lagjen nr. 8 të qytetit të Durrësit, ashtu si edhe “rrëmbyesi” i saj.
Në një moment, kur ka parë 19-vjeçaren, ai e ka marrë atë me forcë në autoveturën e tij tip “Benz” me targa DR 9935 B dhe është larguar në drejtim të fshatit Arapaj, të Komunës së Rrashbullit në Durrës. E ka ndaluar makinën në një zonë të pabanuar dhe ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj 19-vjeçares. Sipas burimeve nga policia, vajza është qëlluar me shkop në pjesë të ndryshme të trupit, duke marrë dëmtime serioze. Pas ngjarjes, të resë i është dhënë ndihma e parë duke e dërguar për në spitalin e qytetit bregdetar. Ndërkohë që është kryer edhe denoncimi në komisariatin e policisë. Pas nisjes së veprimeve të para hetimore, policia u organizua për arrestimin e autorit të ngjarjes. Ai u kap gjatë orëve të para të ditës së djeshme dhe u shoqërua në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. I ndaluari Kërtusha akuzohet për kryerjen e veprës penale të “heqjes së paligjshme të lirisë, shoqëruar me dhunë fizike

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›