E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është nisur euroja kah thyerja?

“Wall Street Journal”
Pjesa e parë e krizës financiare duket se është pas nesh dhe pjesa më e madhe e ekonomive evropiane po dalin nga recesioni. Kujdesi tash po ndryshon dhe po kalon në qëndrueshmërinë e financave publike.

Parashikimet e fundit të Komisionit Evropian tregojnë se borxhi publik nga shkalla e GDP-së për vendet e Eurozonës, pritet të rritet prej 69% sa ishte në vitin 2008, në 88% në vitin 2011.

Huazimet e qeverive janë në rritje të shpejtë, të ushqyera nga zvogëlimi i të ardhurave dhe nga çmimi i mbështetjes së sektorit financiar dhe të tjerëve.

Pas disa viteve të mosekzistimit të theksuar të dallimeve të tregjeve ndërmjet vendeve të Eurozonës, mungesa e letrave me vlerë dhe kredive u përhap gjerësisht në fillim të vitit 2009 dhe arritën nivelet e tyre më të larta, prej se u paraqit monedha euro.

Tregjet u qetësuan në mes të vitit, por përhapja tash është zgjeruar përsëri, veçanërisht në Greqi, ku qeveria e re ka mbikëqyrur një rishikim paszgjedhor substancial dhe negativ të paraqitjes buxhetore.

Por, divergjencat në kredi janë, në masë të madhe, një dukuri e krijuar nga kriza ekonomike: për shembull, rejtingjet sovrane, të vlerësuara nga kompania “Standard and Purs”, kanë filluar të lëvizin ndaras para pesë vjetësh, pas rënieve në Itali, Portugali dhe Greqi.

Aktualisht, investitorët dhe komentatorët duket se po shtrojnë pyetje më fondamentale, duke shkuar në bërthamën e projektit të euros.

Njëherë, të para si mendime ekstreme të komentatorëve politikë, spekulimet lidhur me mundësinë e thyerjes së Eurozonës tash kanë filluar të paraqiten në debatin kryesor ekonomik dhe politik.

Por, mundësia e një zhvillimi të tillë mbetet e largët. Anëtarësimi në Eurozonë mbetet synim thellësisht i popullarizuar, ndërsa vendet si: Islanda dhe Bullgaria, kanë ambicie që t’i bashkohen kësaj zone.

Njësoj të rëndësishme besohet se janë edhe nxitjet e qeverive kundër largimit nga euroja.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›