Xhenifer Aniston nudo, por gjithmonë seksi
Edhe në momentet më të trishtuara buzëqeshja e saj ka triumfuar. Është 39 vjeçe dhe ka një fizik prej 20-vjeçareje. Xhenifer Aniston shfaqet gjysmë e zhveshur, e mbuluar vetëm nga nja kollare e stërmadhe për numrin e janarit të revistës “GQ”. Aktorja rrëfen për jetën e saj dhe flet për të fejuarin, Xhon Mejer, për Anxhelina Zholinë dhe ish-bashkëshortin, Bred Pit. Filmi i ardhshëm? “Titullohet Pumas dhe bën fjalë për një histori dashurie mes një djali të ri dhe një gruaje më të madhe në moshë. Filmi merr përsipër të rrëfejë raportin mes dy protagonistëve edhe në aspektin shoqëror të ditëve të sotme, – rrëfen Aniston, - për vështirësitë që has një çift me diferencë në moshë. Por filmi flet edhe për një grua, e cila e ka të pamundur të jetë e pavarur dhe për këtë arsye mbështetet gjithmonë te partneri i saj. Unë nuk mund të mendoj si personazhi im, mendoj se jam e aftë të jap më shumë nga vetja ime”. Por çfarë mendon për faktin se Anxhelina Zholi ka pranuar se marrëdhënia me ish-bashkëshortin e saj, Bred Pit, filloi pikërisht gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith”? Xhenifer përgjigjet shkurt: “Mendoj se nuk mund të flas për këtë gjë, nuk më takon mua”. Megjithatë ajo ndihet mirë kur flet për të fejuarin Xhon Mejer, me të cilin shprehet se ka një raport shumë pasionant. “Kur e njoha nuk e dija që ishte muzikant. Dëgjova këngët e tij dhe u dashurova menjëherë. Është kaq bukur të rri pranë tij kur krijon muzikë”. Në fund Aniston përgënjeshtron kategorikisht lajmet se është shtatzënë: “Nuk pres fëmijë dhe në çdo rast është një hipotezë që nuk e kam marrë kurrë në konsideratë”.
Robi Uilliams: “Dua të kthehem me ‘Take That’”
Pas 5 vitesh të kaluar në një vilë mahnitëse në Los Anxhelos, Robi Uilliams kthehet në Angli. Ai ka blerë një vilë tjetër në Uilthshajër, me shtatë suita, sauna, palestër, një vendqëndrim për helikopterin dhe deklaron për revistën “Sun”: “Do të doja të isha sërish pjesë e grupit ‘Take That’. Jemi takuar shpesh këtë verë. Ishte e mrekullueshme”. Megjithatë, nuk është bërë asnjë koment zyrtar nga ana e pjesëtarëve të grupit që me diskun e ri, “The Circus”, kanë shitur 432 mijë kopje në Britaninë e Madhe. Në lidhje me këtë fakt Robi është shprehur: “Jam vërtet krenar për suksesin e tyre. Më pëlqen shumë albumi i tyre i ri, që do ta promovojnë në Itali fundjavën e ardhshme, nuk mund të rri pa e dëgjuar. Do të më pëlqente shumë të kthehesha me grupin, por ka disa gjëra që duhet t’i përfundoj më parë”. Deri në këto momente Uilliams në karrierën e tij solistike ka bërë hite të mrekullueshme si “Angels” dhe “Feel”, por kurrë nuk e kishte pranuar faktin se do të bashkohej me grupin.
13 Dhjetor 2008