E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhepistët e urbanëve rrjepin qytetarët, policët civilë bëjnë sehir

Askush nuki mban përgjegjësi, pas vjedhjeve ordinere në linjat urbane 
Shërbimi urbanistik në linjat brenda qytetit shfrytëzohet intensivisht nga vjedhësit apo siç quhen ndryshe xhepistët, duke zhvatur me dhjetëra qytetarë çdo ditë. Shpeshherë qytetarët kanë denoncuar në polici vjedhjen që u janë bërë në autobusë nga xhepistët, por prapëseprapë ky fenomen mbete tepër shqetësues dhe i përditshëm në kryeqytet. Vjedhësit e shumtë mund të gjenden në çdo linjë autobusi dhe secili nga ne mund të jemi pre e tyre. Më shqetësuese është fakti se kohët e fundit ata vjedhin udhëtarët në mënyrë të organizuar, më qëllim që edhe nëse ndokush nga qytetarët që e pëson, mund ti diktojë, të jenë të mbrojtur nga bashkëpunëtorët e tyre. Nuk kanë munguar rastet kur një qytetar është vjedhur dhe më pas dhe është rrahur, pasi e ka zënë në flagrancë xhepistin, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me dhunë fizike. Kështu profesionin e tyre xhepistët po e bëjnë çdo ditë e më të specializuar, ndërsa agjentët e policisë bëjnë sehir. Ndërkaq, më problematike janë linjat urbane të Kinostudios, Porcelanit, Unazës, Uzinës Dinamo, Saukut etj., ku xhepistët ndodhen kudo. Më parë personat që vidhnin qytetarët në autobusë ishin përgjithësisht të rinj dhe një pjesë anëtar të komunitetit Rom. Tashmë ata edhe nuk identifikohen më lehtë si të tillë, sepse janë tepër seriozë me kollare dhe nganjëherë në moshë të thyer, ku nuk i shkon mendja kujt se mund të ushtrojë këtë profesion. Megjithatë, përveç çështjes së biletave dhe kushteve jo normale në autobusë qytetarëve që marrin shërbimin urban u duhet të përballen edhe me këtë fenomen, i cili sa ka ardhur duke u bërë më profesionist në natyrën e tij. Vjedhjet në xhepat dhe çantat e personave që udhëtojnë në linjat e ndryshme urbane në kryeqytet, sipas qytetarëve është në shifra alarmante dhe kap shuma të pa llogaritura. Objekt parësorë për xhepistët nuk janë vetëm paratë, por edhe sendet e tjera të çmueshme që kanë qytetarët, siç janë celularët, zinxhirët e floririt etj. Ndonëse reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta duke denoncuar vjedhjet marramendëse në linjat e autobusëve urban, deri më tani asnjë komisariat jo vetëm që nuk ka marrë masa për ta minimizuar këtë fenomen, por asnjë prej tyre nuk mban përgjegjësi për këto vjedhje. Kjo për arsye se vjedhja bëhet në një pikë gjeografike të papërcaktuar, nga autobusi lëviz na territori i një komisariati të caktuar në në tjetër, ndërkohë edhe qytetari shpeshherë nuk e din se në çvend ka ndodhej autobusi kur e kanë vjedhur. Përgjithësisht, personat që udhëtojnë në linjat e autobusëve urban e kuptojnë se u kanë vjedhur paratë, vetëm pasi kanë zbritur nga autobusi. Kështu asnjë komisariat nuk merr përgjegjësinë për gjetjen e autorit të veprës penale dhe jo rrallëherë është konstatuar një konflikt midis komisariateve duke fajësuar njëri-tjetrin për kapjen e xhepistëve. Ndalesat e gjata në stacione, fluksi i udhëtarëve tej normave të lejuara në autobus shfrytëzohen nga xhepistët mundësi për të vjedhur. Ngjeshja e personave më njëri-tjetrin në urban, për xhepistët është një hapësirë ideale për tu zhvatur paratë qytetarëve. Madje nuk mungojnë rastet kur shumë hajdutë të organizuar mirë, futen njëherazi në autobus për të krijuar ngjeshje artificiale me qëllim që vjedhja e tyre të jetë sa më e frytshme.    
Të moshuarit dhe gratë, objektivi kryesor i xhepistëve
Kategoria e qytetarëve që grabiten nga xhepistët në linjat e autobusit urban, janë të moshuarit dhe gratë me çanta pasi këta përgjithësisht janë më të pambrojturit dhe të pavëmendshëm ndaj vjedhësve. Shpesh të moshuarit bien pre e xhepistëve në autobus sapo tërheqin pensionet e tyre. Gjithashtu edhe gratë veç kur i shikojnë çantat e tyre të prera me brisk. Vjedhësit i hetojnë më parë dhe shfrytëzojnë autobusët si vendin për të kryer aktin e vjedhjes. Pavarësisht kallëzimeve të bëra për këto vepra penale, denoncimet janë tepër të pakta në krahasim me numrin e vjedhjeve që kryhen ne ditë në linjat e autobusëve urban. Ndërkohë edhe pas denoncimeve konkrete nga ana e të moshuarve të dëmtuar, vëzhgimet nga policë privat për të pikasur personat e dyshuar kanë qenë të papërfillshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›