E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Kuvendi, i dështuar në synimet e tij



Një ditë pasi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, paraqiti para mediave sukseset e sesionit parlamentar që sapo u mbyll, reagoi Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, Kuvendi ka dështuar në bërjen e dy reformave, ajo në drejtësi dhe zgjedhore.

“Kuvendi dështoi në angazhimin e detyrimin e tij për të realizuar para samitit të NATO-s në Bukuresht, 4 prill 2008, dy reformat themelore: reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi. E dyta, pothuaj nuk ka filluar sot e kësaj dite. E para, reforma zgjedhore, e filluar si një marrëveshje përjashtuese e jashtinstitucionale PS-PD, ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm. Seanca e fundit e 28 korrikut shpalli hapur dështimin në hartimin e kodit të ri zgjedhor, duke e shtyrë për kalendat greke këtë dokument themeltar për realizimin e zgjedhjeve korrekte të vitit 2009”, - tha Xhufi. Sipas tij, një dështim është edhe reforma kushtetuese që sipas tij erdhi si rezultat i një kompromisi të pamoral e të paprinciptë të arritur jashtë Parlamentit, një shumicë amorfe deputetësh miratoi qorrazi ndryshimet kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›