E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuveli: Do ti qëndrojmë besnikë marrëveshjes me PD

Pas 28 qershorit Partia Agrare Ambientaliste e Lufter Xhuvelit do ti qëndrojë besnike marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike. Këtë herë, edhe nëse forca me të cilën ai është në koalicion i humb zgjedhjet, Lufter Xhuveli do t'i qëndrojë besnik. I njohur si personi që në çdo qeveri të majtë apo të djathte ka siguruar një post ministror, në këto zgjedhje Xhuveli nuk mund të bëjë lëvizje të tilla. Marrëveshja parazgjedhore me demokratët e imponon të mbetet brenda koalicionit. Agrarët do të bashkëqeverisin vetëm me të djathtën dhe do të refuzonin ofertën e të majtës për të qenë në ekzekutiv me ta, nëse do të rimerrnin pushtetin. "Nuk ka asnjë arsye që unë në rastin e një ftese të mundshme, në një fitore të mundshme të opozitës, ti përgjigjem asaj pozitivisht", tha Xhuveli. Vetë ai lë të hapur dhe një opsion të dytë, atë të qëndrimit në opozitë krah demokratëve, ndonëse shpreh bindjen se kjo nuk ka për të ndodhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›