Nis aplikimi i vaksinës për mbrojtjen nga 5 sëmundje të rënda
04/03/2009 Vaksina për këto mosha ofrohet falas nga shteti
Poliklinikat në të gjithë vendin do të shpërndajnë vaksinën te fëmijët e lindur në vitin 2009
Nis shpërndarja e vaksinës së re pentavalente (përmbledh trajtimin e pesë sëmundjeve në një vaksinë të vetme) për fëmijët e lindur gjatë këtij viti. Gjatë ditës së djeshme poliklinikat në kryeqytet dhe ato në rrethe kanë iniciuar bërjen e vaksinës së re tek të lindurit gjatë 2009-s. Konkretisht, të gjithë fëmijët që kanë lindur nga 1 janari i këtij viti do të marrin pranë poliklinikave vaksinën e re, e cila parandalon njëkohësisht 5 sëmundje të rëndësishme: difterinë, tetanosin, kollën e mirë, hepatitin B si dhe sëmundjen e meningjitit, të shkaktuar nga hemofilus të tipit B. Kjo lloj vaksine do të shërbehet falas, aplikimi i saj do të zëvendësojë tri vaksina të tjera, që për bebet që nuk kanë mbushur ende vitin bëheshin të ndara. "Kalendarit kombëtar të vaksinimit iu shtua dhe një vaksine e re, është bebja e parë që bën këtë vaksinë, e cila hyri në ditët e para të këtij viti. Vaksinimi i parë bëhet kur fëmija është dymuajsh dhe është një vaksinë që e mbron nga shumë patologji të sistemit respirator, por dhe nga një patologji mjaft e rëndësishme si meningjiti, që shkakton vdekshmëri mjaft të lartë, nëse nuk trajtohet që në këtë moshë”, - ka pohuar ministria Anila Godo gjatë inaugurimit të vaksinës së parë. Ndërkohë kostoja financiare e këtij shërbimi do të mbulohet e gjitha nga Buxheti i Shtetit dhe ofrohet për bebet që kanë mbushur moshën 2, 4 dhe 6-muajshe. I pranishëm në këtë aktivitet, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Alban Ylli ka pohuar: “Qeveria shqiptare paguan një pjesë të rëndësishme të vaksinës dhe pas pak kohe do të paguajë të gjithë vaksinën. Jemi të bindur se futja e kësaj vaksine do të prodhojë shëndet në Shqipëri, do të kemi më pak meningjit, më pak pneumoni, më pak sëmundje të tjera respiratore të rrezikshme.” Vaksina e re është në formë të lëngshme, përmban vetëm një dozë, që do të thotë një flakon për një fëmijë. Kjo vaksinë futet në vendin tonë pas një procesi të gjatë të aplikimit pranë GAVI-t (Aleancës Botërore për Vaksinat) që nga viti 2001, kohë kur Shqipëria mund të aplikonte pranë këtij organizmi. Qeveria shqiptare paguan vetëm për komponentin e hepatitit B në këtë vaksinë. Në kohën që përfundon marrëveshja me GAVI-n (pas 5 vjetësh), qeveria do të marrë përsipër, ashtu si dhe për të gjitha vaksinat e tjera, financimin e plotë të kësaj vaksine.
Mbrojtja që mundëson vaksina
Aplikimi i kësaj vaksine do të ndikojë në uljen e shkallës së lartë të vdekshmërisë që rezulton në vendin tonë te moshat e vogla. Ndërkohë do të japë efektet e saj veçanërisht kundrejt sëmundjes së meningjitit, e cila shkakton një shkallë të rëndë vdekshmërie. Kjo e fundit shkaktohet nga bakteri Haemophilus Influenzae i tipit B. Ky është një bakter që infekton hundën dhe fytin, duke vazhduar më tej në pjesë të tjera të trupit, si: mushkëritë, cipat e trurit, zemrën, kyçet, kockat dhe lëkurën. Ndërkohë mund të shkaktojë një sëmundje shumë serioze të quajtur “meningjit”, nëse infekton cipat e trurit. Të gjithë fëmijët me meningjit nga ky bakter e që nuk trajtohen vdesin. Edhe në rast se trajtohen, përreth 1 në 20 fëmijë me meningjit nga bakteri mund të vdesin ose kanë gjasa të shumta të shurdhohen. Gjithashtu rezulton se rreth 1 në 3 fëmijë që mbijetojnë mund të pësojnë dëmtime të trurit.