E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet ne olimpiade per nje sterline

Pol Mekartni dhe yjet të tjera që kanë performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike janë paguar me nga vetëm një stërlinë për angazhimin e tyre, ka konfirmuar organizatori i Londrës 2012. Ylli i Beatles, Mekartni- që e mbylli ceremoninë, ka nënshkruar një kontratë prej vetëm 1 stërlinë, krahas Majk Oldfildit, Dizi Raskalit, "Underëorld" dhe Emeli Sandes, ka transmetuar REL.

"Talentët kryesorë parimisht u angazhuan falas", i ka thënë AFP-së, zëdhënësja e Londrës 2012.

"Por, me qëllim që të kemi një kontratë formale për shërbimet e tyre, duhet të tregohet një shumë, prandaj është vendosur për një stërlinë, e cila mundësoi arranzhmanin kontraktual.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›