E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet të pavdekshëm të rokut janë vetëm ata të vdekur

Ranë të gjithë, si harabelat e mbramë mbi degë. Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison. Ndodhi mes fundvitit ’70 dhe fillimvitit ’71. Që të gjithë ishin 27 vjeç, e quajtën «malkimi i J». Ajo që Davide Lajolo, duke folur për Cesare Pavese-n, e ka quajtur «vesi absurd», i ka goditur shumë engjëj me lëkurë tepër të hollë të muzikës: Brian Jones, Nick Drake, Ian Curtis, Tim e Jeff Buckley. Edhe për ta flet Giulio Casale në spektaklin La canzone di Nanda (Kënga e Nanda-s ), mbase gjëja më e mirë që është bërë në vitet e fundit nga një muzikant under 40 në teatër. Vetëvrasja bëhet, këtu, nëndergjje në «grace under pressure». Madhështia nën presion, për Hemingway-n, ishte korrida: vendi i vetëm mund të soditet rehatshëm vdekja, të rrethuar nga bukuria më lëbyrëse.

«Të shikosh Korridën – kujton Casale – është si të shikosh luftën nga afër, si spektatorë të privilegjuar, ngase korrida kërkon më shumë guxim, më shumë shkathtësi e përsëri më shumë guxim se sa që kërkon çfarëdo gjëje tjetër. Korrida është arti i vetëm në të cilin artisti është në rrezik konstant të vdekjes». Madhështi nën presion, si vetëvrasja: «është siç është më mirë të vdesësh në periudhën e lumtur të rinisë ende të paprishur, të ikësh në një dritë verbuese, se sa të kesh trupin e rrëgjuar e mplakur dhe iluzionet e humbura». Një vizon nihilist të cilit i ishte besnik Kurt Cobain deri në avullim: «Më mirë të digjesh menjëherë se sa të fikesh dalëngadalë».

tash që kanë kaluar dyzet vite, çfarë ka mbetur nga «Klubi i 27»? duke përjashtuar botimet postume, dyshimet mbi dinamikën e vdekjeve të tyre, pelegrinazhet tashmë turistike në Père Lachaise dhe revokimet e shumta e të tepërta të këtyre ditëve? Pak, shumë pak. Po qe se viti ’68 qe viti i protestës dhe viti ’69 ai i endurës, viti ’70 solli zhgënjimin. Bob Dylan regjistroi diskun e tij më të keq (Self Portrait), Woodstock-u ishte tashmë një kujtim e bile edhe të zjarrshmit Led Zeppelin, pikërisht në vitin ‘70, ndjenë nevojën të marrin frymë, duke u strehuar në një kasolle uellsiane. 1970-shi qe valceri i fundit i rockut, për ta parafrazuar testamentin live të The Band. «Tre J» vunë gurin e varrit mbi parabolat e tyre dhe mbi gjininë që e kishin ngrehur lart dhe ç’doganuar, mishëruar dhe brutalizuar.

Tash duket sikur kanë kaluar shekuj e shekuj. Çfarëdo reunion-i shihet si mrekulli. Rolling Stones ende marrin peana. Të rilindurit Deep Purple magjepsin në mungesë të rivalëve. Edhe koncertet e Spandau Ballet dhe Europe, që vec ekzekutonin shumë keq në vitet Tetëdhjetë, nuk honepsen aq shumë. Çdo herë që në vitet e fundit është lindur diçka e mirë, kritika është turrur ta shkëpusë nga rocku, duke u nisur nga definimi: brit pop i Blur dhe Oasis, trip hop i Massive Attack, country rock i Ryan Adams, romantic rock i Damien Rice dhe David Gray. Askush s’bënte rock edhe pikë. As tash, nëse është e vërtetë se emrat më të mirë –Radiohead, Sigur Ros, Wilco – nuk luajnë diçka që mund të afrohet sado pak te stilemat e Sixties.

Emri i vetëm është ai i gjashtëdhjetëvjeçarit Bruce Springsteen, që qëndron në rock si Clint Eastwood në kinema: partizanët e fundit të një kohe, dhe në arti, që po bien. E megjithatë edhe Springsteen lind derivativ (disku i tij i parë është i vitit ‘73) dhe ka rënë dhe është ringjallur shumë herë: sa akustik, sa epigon Pete Seeger, sa – thjesht – frontman i pavdekshëm.

e në Itali? Beh, rock s’ka pasur kurrë, përveç diçka të vogël nga Eugenio Finardi dhe aty-këtu pako gjë tjetër. Vasco kopjon Vasco-n që «kopjonte» klasikët. Ligabue, që shumë herë është shprehur kundër stereotipit të rockerit të mallkuar dhe vdekur në risni, e kopjon Ligabue-n që i «kopjonte» klasikët. Francesco Renga dje bënte rock (pak a shumë) e tash romanca sanremese. Edhe Litfiba janë bashkuar , por ka një kufi edhe për revival-et. E gjitha tashmë është dëgjuar dhe luajtur lodhshëm.

Dyzet vite më parë, harabelat e fundit ranë nga rremi: tash ka rënë drejtpërdrejt nga pema.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›