E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylber Hysa, koordinator për veriun e Kosovës

Emërimi

Në kuadër të veprimeve konkrete të qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të vendit, sot Kryeministri Hashim Thaçi ka emëruar Ylber Hysën, koordinator të qeverisë së Kosovës për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për veriun e vendit. Ylber Hysaj, në cilësinë e tij si koordinator, do të jetë përgjegjës për koordinimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, si dhe bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, në zbatim të strategjisë gjithëpërfshirëse për veriun e Kosovës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›