E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli Pinarit nuk i shqyrtohet kërkesa për sekuestro



Gjykata e Tiranës e cilësoi si jo kompetencë të sajën të shqyrtonte kërkesën e ish-drejtorit të “MEICO”-s për heqjen e sekuestrove. Gjyqtari Petrit Çomo, pasi u njoh me kërkesën e Ylli Pinarit, gjykoi që kjo kërkesë duhet të shqyrtohej nga Gjykata e Lartë. Ylli Pinari u arrestua pak ditë pas tragjedisë së Gërdecit, bashkë me Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxhollin. Prokuroria, pak ditë pas arrestimit, i kërkoi gjykatës që të sekuestronte edhe dokumentacionet që kishin në administrim tre të arrestuarit. Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg të tre drejtuesit e kompanisë që merrej me çmontimin e municioneve luftarake në Vorë, ku ndodhi shpërthimi më datë 15 mars 2008. Mihal Delijorgji, 42 vjeç, administrator i firmës "AlbDemil", Dritan Minxholi, 30 vjeç, drejtor Ekzekutiv i kësaj kompanie dhe Ylli Pinari, 55 vjeç, me detyrë drejtor i ndërmarrjes "MEICO", të cilët akuzohen për veprën penale "shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Tre drejtuesit u shoqëruan të hënën në polici dhe u ndaluan një ditë më pas. Prokuroria dhe prokurorët e përfshirë në hetimin e tragjedisë së Gërdecit po vazhdojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e kësaj çështjeje, duke marrë të gjitha të dhënat e mundshme e duke administruar prova që ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Prokurorët e grupit hetimor për ngjarjen e Gërdecit sekuestruan edhe një sërë aktesh që lidhen me procedurat e ndjekura në Ministrinë e Mbrojtjes për çështjen në fjalë. Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit, po verifikon edhe pasuritë e shtetasit Mihal Delijorgji, administrator i firmës "AlbDemil

10 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›