E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zak, Messi i Irlandës

Zak Gilsenan konsiderohet si Lionel Messi i ri. Futbollisti i ri irlandez ka shfaqur paraqitje të jashtëzakonshme në ekipin e të rinjve të St Kevin’s Boys duke realizuar shtatë gola në një turne gjatë kësaj vere dhe u ka rënë në sy drejtuesve të klubit katalunas, të cilët vendosën ta transferojnë në shkollën e futbollit nag ku ka dalë edhe vetë ylli argjentinas.

“Zak është një lojtar fenomenal, sepse posedon një talent të hatashëm dhe ka një teknikë të përsosur. Ai po ashtu ka personalitet dhe dëgjon kur i thonë se çka duhet të bëjë”, ka thënë kryetrajneri i St Kevin’s Boys, Tony O’Neill, për tabloidin britanik ‘Irish Sun’.

Praktikisht, ëndërr e çdo fëmije është topi. Një ëndërr që ka bërë që e tërë familja Gilsenan ta lë Irlandën për t’u transferuar në Spanjë, për të qenë më afër Zak.

“Njerëzit thonë se jemi të çmendur që kemi vendosur të largohemi. Por, Zak është i ri dhe duhet t’i qëndrojmë afër. Në Barcelonë luhet futbolli më i mirë në botë. Ne nuk duam që djali ynë të transformohet në një robot, por vetëm të zbavitet”, deklaroi babai i Zak, Stephen Gilsenan.

Edhe pse ende është vetëm nëntë vjeç, mediat irlandeze shkruajnë se Zak do të jetë kapiteni i ardhshëm i përfaqësueses së Irlandës. Ai ndiqej edhe nga Tottenhami, por drejtuesit e klubit katalunas u treguan më të shkathtë dhe e transferuan në Camp Nou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›