E Diel, 1 Nëntor 2026

Zapatero, Topallit: Spanja do ratifikojë NATO-n

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli merr nga Spanja garancinë për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Këtë garanci e dha kryeministri i Spanjës Jose Luis Rodrigez Zapatero gjatë takimit me Topallin. Kryeministri Zapatero e vlerësoi vizitën e kryetares Topalli, si një vizitë shumë të rëndësishme, që do të nxisë të tjera shkëmbime vizitash mes dy vendeve dhe do të rrisë nivelin e bashkëpunimit. “Është shumë e rëndësishme për ne, tha kryetarja Topalli, që Spanja ishte ndër vendet e para që ratifikoi MSA-në, Shqipëri-BE. Shpre-sojmë që gjithashtu, vendi mik spanjoll do të ratifikojë së shpejti edhe Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”. Kryeministri Zapatero garantoi se procesi i ratifikimit të këtij protokolli nga Spanja, do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër dhe se Spanja mirëpret anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në NATO. Kreu i Qeverisë Spanjolle theksoi, se është në pritje të vizitës së Kryeministrit shqiptar Berisha, në Spanjë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›