E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen emrat e parë të raundit të vdekjes



Mbrëmja e së martës zbuloi edhe emrat e parë të raundit të parë me nokaut, ku pa dyshim ekipet e mëdha nuk mund të mungonin. Bajerni, Lioni, Vijareali, Mançesteri, Juve e Reali janë dhe të kualifikuarit e parë.
NDESHJET
Bajerni shpërtheu në “Allianz Arena” me një fitore madhështore 3-0 kundër rumunëve të Steaua Bukureshtit, me tre gola brenda harkut të pesëmbëdhjetë minutave: Kloze (67’), Toni (61’) e sërish Kloze (71). Kampioni i Francës preu biletën për në 16 më të mirat, falë fitores 2-1 kundër Fiorentinës në Firence. Makoun (15’) e Benzema (27’) kaluan në avantazh të dyfishtë francezët, përpara se Alberto Xhilardino të shkurtonte shifrat në minutën e 45-të. Arsenali fitoi 1-0 kundër Dinamos së Kievit, falë një goli të vonshëm të Brendtnerit në minutën e 87-të, teksa ukrainasit luajtën me dhjetë lojtarë nga minuta e 89-të. Portugezët e Portos u treguan të pamëshirshëm kundër Fenerbahçes në Stamboll. Lopez shënoi dy gola brenda 10 minutave, në të 18’ e 28’. Turqit shkurtuan diferencën me anë të Kazim Riçards në minutën e 63-të. Arsenali e Porto siguruan një vend në raundin me eliminim direkt. Në grupin E, Sëlltiku humbi 2-1 barazoi në transfertë me danezët e Alborgut. Robson shënoi për skocezët në minutën e 53-të. Alborg barazoi me Kaka në minutën e 73-të, ndërkohë që Kolduell i Sëlltikut shënoi një autogol në favor të Alborgut në minutën e 87-të. Dy ekipet i dhanë lamtumirën e tani luftojnë për vendin e tretë në grup e për të marrë pjesë në Kupën UEFA. Vijareali e Mançesteri me ndarjen një pikë pa gola në “El Madrigal” siguruan automatikisht pjesëmarrjen midis 16 më të mirave. Vijareali luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 82-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të Kapdevilës.

Juve, në zero gradë, zero gola

Zero gradë, zero gola. Megjithatë në ngricën e Sën Petërsburgut, Juventusi bëri një provë të mirë kundër Zenitit (0-0), duke konfirmuar vendin e parë në Grupin H me 11 pikë. Një rast i humbur i Alesandro del Pieros, e nga një shtyllë e Melbergut (10’) e Jakuintës (21’). Gjithsesi, bardhezinjtë dolën të padëmtuar nga transferua ruse, duke arritur të mbajnë objektivin për të qëndruar të parët në grupin e tyre. Edhe Zeniti pati mundësinë për të shënuar, por skuadra ruse goditi shtyllën, teksa iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Reali i Madridit iu fal golit të legjendarit Raul, në fitoren e vështirë me bjellorusët e Bate Borisovit (1-0) në Minsk. Kapiteni i formacionit madrilen shënoi në minutën e 7-të, që për koincidencë përkon edhe me numrin e fanellës së tij. Juve e Reali janë praktikisht të kualifikuara

Liga e Kampioneve
Dita 5
E martë, 25 nëntor

E Alborg-Sëlltik 2-1
E Villarreal-Man.Un. 0-0
F Bajern-Steaua 3-0
F Fiorentina-Lion 1-2
G Arsenal-Dinamo Kiev 1-0
G Fenerbahçe-Porto 1-2
H Zenit-Juventus 0-0
H BATE-Real Madrid 0-1

E mërkurë, 26 nëntor

A Bordo-Çelsi
A Kluzh-Roma
B Inter-Panathinaikos
B Anorthosis-Bremen
C Shakhtar Donetsk -Bazel
C Sporting-Barcelona
D Atletiko-PSV
D Liverpul-Marsejë

* Ndeshjet fillojnë në orën 20:45

Gjendja në grupe
Grupi A
Çelsi 4 7
Roma 4 6
Bordo 4 6
Kluzh 4 4

Grupi B
Inter 4 8
Anorthosis 4 5
Panathin. 4 4
V.Bremen 4 3

Grupi C

Barcelona 4 10
Sporting 4 9
Shahktar 4 3
Bazel 4 1

Grupi D
Atletiko 4 8
Liverpul 4 8
Marsejë 4 3
PSV 4 3

Grupi E
Man.Jun 5 9
Vijareal 5 9
Alborg 5 5
Sëlltik 5 2

Grupi F
Bajern 5 11
Lion 5 11
Fiorentina 5 3
Steaua 5 1

Grupi G
Arsenali 5 11
Porto 5 9
Din.Kiev 5 5
Fenerbah. 5 2

Grupi H
Juventus 5 11
Real Mad. 5 9
Zenit 5 5
BATE 5 2

26 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›