Zbatimi i ligjit, "gradat" prekin edhe 5 zv/drejtorët
Implementimi i gradave në polici nuk prek vetëm specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por edhe pesë zëvendësdrejtorët e saj. Statusi i tyre do të shikohet nëse është në përputhje me ligjin e ri të Policisë së Shtetit, në të cilin cilësohet se për të marrë një gradë të tillë duhet të ketë të paktën 14 vjet vjetërsi pune. Por, sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, është një numër i vogël i punonjësve të policisë me gradë të lartë, të cilët kanë një vjetërsi të tillë pune në radhët e uniformave blu. Në ligjin e Policisë së Shtetit deklarohet se në kualifikimet për zëvendësdrejtorë të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duhet që personi i cili fiton këtë gradë, të ketë kryer jo më pak se 14 vjet shërbimi në polici brenda 16 viteve të fundit. Pra, personat që fitojnë këtë gradë, që nga viti 1992, duhet të jenë shkëputur nga policia maksimumi dy vjet. Nëse ky kusht nuk plotësohet, atëherë emërimi i tyre në gradën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë është në kundërshtim me ligjin. Kështu, duke parë karrierën e zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm të Policisë së Shtetit vihet re se jo të gjithë kanë këtë kualifikim të kërkuar nga ligji. Sipas ekspertëve të policisë, pritet që të kalohet ndonjë klauzolë në lidhje me këto raste. Sipas burimeve, nga njëra anë shumë persona në polici kanë mbi supe grada që nuk përputhen me vjetërsinë sipas ligjit të ri të Policisë së Shtetit dhe nga ana tjetër, mbeten ende të paemëruar oficerë drejtues, të cilët janë shkarkuar për reforma të ndryshme dhe nuk janë rimarrë në polici. Aktualisht, dy gradat më të larta në polici janë ajo e drejtuesit të parë dhe drejtues, që mbahen nga dy oficerë karriere, që tashmë nuk janë në Policinë e Shtetit. Në një analizë të bërë në përputhje me ligjin e policisë rezulton se implementimi i gradave në polici, i cili duhet të aplikohet deri më datën 11 qershor, do të lëvizë pjesën më të madhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, afërsisht rreth 30% të personelit. Në ligjin e ri thuhet se në Drejtorinë e Policisë nuk mund të punosh nëse nuk ke tetë vjet në strukturat policore dhe këtë pikë nuk e përmbush një pjesë e mirë e efektivëve. Një ndër problemet që lind në këtë drejtori janë punonjësit e teknologjisë së informacionit, i cili është një sektor i ri në polici dhe specialistët nuk i kanë mbushur tetë vite pune. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe sektori i marrëdhënieve me publikun dhe median. Largimi i punonjësve të policisë nuk është kryer ende, edhe pse po i afrohet afati i fundit dhe po kërkohet për të një zgjidhje të ligjit. Por, mesa duket, nëse nuk do të ketë ndërhyrje në ligj, atëherë dhjetëra specialistë të fushave të ndryshme duhet të rikthehen në drejtoritë rajonale të policisë, ose në të kundërt humbasin vendin e punës. Ndërkohë, një tjetër problem mbetet për ata oficerë të policisë që mbajnë funksione jo në bazë të gradës që kanë, të cilët ose automatikisht largohen nga policia, ose zbresin në një funksion më poshtë. Implementimi i ligjit për Policinë e Shtetit është duke u monitoruar në mënyrë rigoroze nga agjencitë e huaja të asistencës policore që operojnë në Shqipëri.
Propozimi
Pagat e reja të policisë, në
6-mujorin e dytë të vitit 2008
Propozimi për pagat e reja të uniformave blu do të dërgohet në Këshillin e Ministrave dhe sistemi i ri i pagave do të hyjë në fuqi në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Propozimi i bërë nga specialistët do të merret në shqyrtim nga drejtuesit e policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Më pas, ai do të rishikohet nëse do të ketë ndryshime dhe në përfundim ky propozim do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave. Megjithatë, ai ende nuk është i plotë, pasi priten edhe pagat suplementare për vend pune. Sipas të dhënave, pagat bazë nuk përfshijnë përfitime suplementare që parashikohen me ligj. Ligji parashikon që punonjësit e policisë, të cilët kanë funksion të vështirë, pavarësisht se kanë të njëjtën gradë me funksione të tjera, marrin pagë më të lartë. Kështu, do të ketë rritje rroge për rreth 9 mijë e 500 policë në të gjithë vendin. Ky propozim i policisë siguron kryesisht jo vetëm bazën e nevojshme nënligjore, por ndikon dukshëm në trajtimin financiar me parametra të zbatuara dhe të krahasueshme me atë të punonjësve në strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme. Një tjetër drejtim ku do të ndikojë ndryshimi i pagave dhe gradave të reja, është krijimi i piramidës së pagës në përputhje me gradat dhe karrierën, gjithashtu edhe stimulim për rekrutime cilësore e vazhdimësi të karrierës në polici.