E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulimi në Uruguaj, pas mashtrimit në Tiranë

Policia shqiptare mundi të zbulonte vendndodhjen e Drizës, pas më tepër se pesë vitesh të humbjes së "lidhjeve" me të pas largimit të tij nga Gjermania. Ndërkaq në Tiranë, në janar të vitit 2007, një grua u denoncua nga disa persona se i kishte mashtruar duke iu marrë rreth 1600 euro për person në këmbim të punësimit të tyre në Australi, nëpërmjet një shoqërie punësimi fantazmë.

Kjo shoqëri pretendohej se kishte partnerë të saj në ishullin e madh në oqean. Pas kontrollit të kryer në banesën e gruas së arrestuar policia zbuloi edhe disa imeile elektronike të saj që shtynë policinë të dyshonte se personi me të cilin komunikohej ishte Bashkim Driza.

Pas verifikimeve të kryera nga oficerët e Zyrës së Interpol Tiranës, bashkë me ata të zyrës së Antikrimit Ekonomik, blutë zbuluan se vendndodhja e mundshme e ish- drejtuesit të një prej piramidave më në zë në Shqipëri, ishte Amerika Latine. Për këtë qëllim, nëpërmjet konsullatës tonë në Argjentinë, policia shqiptare shpërndau edhe të dhënat e tij, dhe urdhrin e arrestit.


Sipas Konventës ndërkombëtare të Ekstradimeve, autoritetet shqiptare kishin 40 ditë kohë për dërgimin e dosjes dhe dokumentacionit në ngarkim të tij në Uruguaj. Por edhe pas mbërritjes së dosjes në shtetin e largët amerikano- latin, shteti shqiptar nuk mundi ta mbyllte kalvarin e arrestimit dhe të ekstradimit të Drizës, pasi pak ditë më parë, autoritetet shqiptare morën lajmin zhgënjyes se Driza ishte larguar nga një prej shtëpive të tij në Amerikën Latine.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›