Zbulohen në një kamion gjashtë afganë
Aziatikët kanë mbërritur nga Greqia dhe dyshohet se kishin destinacion Italinë
TIRANË- Kamioni braktis shtatë shtetas Afganë në autostradën Tiranë-Durrës, kapen nga policia.
Në drejtorinë e policisë së Tiranës janë shoqëruar mesditën e djeshme shtatë të rinj Afgane mes tyre dhe të mitur, Nader Dari, 15-vjeç, Rasoolhan Maroufhel, 19-vjeç, Nashiri Naziboula, 21-vjeç,
Sultangani Leërkhan, 19-vjeç, Ulla Shaker, 23-vjeç, Sarahmet Husein, 21-vjeç dhe Seringol Marufhel, 19-vjeç. Burime nga policia thanë se nisën menjëherë hetimet për të zbuluar itinerarin që kanë përshkuar të rinjtë si dhe destinacionin e tyre.
Pas marrjes në pyetje të shtatë personave me kombësi Afgane, policia bëri të ditur se ata ishin nisur nga Afganistani në kohë të ndryshme dhe kishin paguar 7 mijë dollarë, secili për të shkuar në shtetin Grek.
Të ndarë nga njëri-tjeri, afganët kishin ndjekur të njëjtin itinerar për të mbërritur në Greqi. Kështu qendra e nisjes ka qenë Afganistani për të kaluar në Pakistan, Iran, Turqi dhe më pas Selanik të Greqisë.
Burime nga policia thanë se pasi kanë shkuar në Selanik kanë qëndruar për pak ditë dhe më pas policia greke dhe autoritetet përkatëse kishin marrë vendim për deportimin e tyre. Sapo kanë mësuar për vendimin që do t'i depërtonte nga shteti Grek, shtatë afganët vendosën të arratiseshin pasi u trembeshin destinacionit të vendosur nga autoritetet greke.
"Nga deklarimet e shtatë personave me kombësi Afgane rezulton se pas vendimit të autoriteteve Greke për t'i deportuar nga ky shtet, ata kanë arritur që fshehurazi të hipin në një kamion me targa të Turqisë që kishte për destinacion Italinë' bëri të ditur policia e kryeqytetit ditën e djeshme.
Shoferi i kamionit nuk ka mundur të dallojë të huajt që u strehuan në kamionin e tij që në shtetin grek, por një gjë të tillë ai e ka konstatuar në autostradën Tiranë-Durrës ku dhe i ka zbritur me forcë.
"Janë kryer veprimet proceduriale nga Seksioni kundër Trafiqeve pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ndërkohë që shtetasit afganë së bashku me dokumentacionin e tyre, i kaluan për veprime të mëtejshme
Sektorit të Migracionit dhe Kufirit, që do të kryejnë dhe hetimet e mëtejshme",- shtoi më tej zyrtarisht policia e Tiranës.
Pas shoqërimit të tyre në ambientet e policisë ku edhe janë intervistuar nga ana e efektivëve të Policisë ë Tiranës si dhe nga oficerët Kufirit, ndërsa më pas mësohet se janë nisur në drejtim të jugut për t'u kthyer në vendet e tyre të origjinës.