E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen vendndodhjet e autorëve të '97

 

BERAT - Policia e Beratit ka identifikuar 45 autorë për 40 dosje të vjetra, kryesisht të vitit 1997. Në sajë të hetimeve të kryera, në bashkëpunim edhe me zyrat e Interpolit, për disa prej autorëve të ngjarjeve të rënda të ndodhur në Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore dhe Çorovodë janë lokalizuar edhe vendndodhjet e tyre. Ata ndodhen në shtete si Italia, Spanja, Gjermania, Belgjika etj. Burime të policisë bënë të ditur se tre bandat që vepruan në qytetin e Beratit, ajo e Vakëfit, Çelepiasit dhe Otllakut morën jetën e 450 personave, nga të cilët pesë janë djegur të gjallë. Mësohet se policia e Beratit ka ngritur një grup me ekspertë kriminalë, të cilët kanë bërë plotësimet përkatëse në këto dosje, të cilat kishin mbetur në harresë. Blutë e kanë ngrushtuar rrethin e hetimeve dhe janë duke bashkëpunuar me Interpolin, me qëllim arrestimin e autorëve në shtetet ku ndodhet, nga ku më pas do të ekstradohen.           d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›