E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet baza e prostitucionit te “Fresku”



TIRANË -Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni. Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit, J. Torozi, 24 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar për “trafikim të femrave”, E. Selmani, 28 vjeç, banues në Tiranë, për “trafikim të femrave”, si dhe M. P., 19 vjeç, banuese në Durrës, e arrestuar për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”. Arrestimi i saj u bë pasi u kapën në flagrancë në ambientet e një hoteli të ndodhur në afërsi të lokal “Fresku” në Tiranë. 19-vjecarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave 7 000 lekë. Ndërkohë, ndalimi i shtetasve Torozi dhe Selmani është bërë se pas një hetimi disamujor ndaj tyre u konkludua se këta shtetas kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme të Tiranës edhe dy shtetase të tjera 19-vjeçare, për një periudhë 2-vjeçare, kundrejt përfitimit të parave nga klientët që variojnë nga 7 000 deri në 10 000 lekë për një klient. Pas kontrollit të ushtruar ndaj tyre në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip “Vol//svagen”, një sasi e konsiderueshme parash, 6 aparate celularë etj.

Vendimi
Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Kumbaros
TIRANË - Krimet e Rënda rrëzuan dje kërkesën e avokatit të Ilir Kumbaros për përjashtimin e trupit gjykues. Sipas gjyqtarit Fran Prendi, avokati nuk ka sjellë asnjë argument që qëndron për pranimin e kërkesës së tij. Në këtë mënyrë dosja për zhdukjen e Remzi Hoxhës do të vazhdojë të gjykohet nga i njëjti trup gjykues i Krimeve të Rënda. Kjo kërkesë u bë vetëm pak ditë më parë, pasi trupi gjykues refuzoi kërkesën e avokatit për ndryshimin masës së sigurisë ndaj Kumbaros.

Krimi
Sulmohet me thikë një i ri, plagoset rëndë
TIRANË - Tirana është tronditur pasditen e djeshme nga një ngjarje e ndodhur në mes të kryeqytetit. Një i ri është sulmuar me thikë në bulevardin “Zogu I” nga disa gjimnazistë. Pasi e kanë qëlluar disa herë me thikë, e kanë lënë të riun në mes të rrugës, ndërsa mësohet se ai më pas është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e kryeqytetit ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur menjëherë hetimet, por ende nuk ka ndonjë detaj për sulmin, ndërsa pritet të identifikohet edhe i plagosuri rëndë. Burime thanë sa, i plagosuri në Bulevardin “Zogu i I” është Denis Dollapi. Sipas rrjedhës së ngjarjes, ky i fundit ka plagosur me thikë, 15 vjeçarin Durim V., gjatë pasdites së djeshme. Por pas kësaj ngjarjeje, gjimnazistë kanë ndjekur nga pas Dollapin duke e sulmuar dhe plagosur me disa thika. Policia tha se, dy të plagosurit që ndodhen në spital, janë jashtë rrezikut.

29 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›