Zbulohet skema e trafikut të 1.146 tonëve marjuanë
15/07/2009 Blerja, paketimi dhe tentativa për ta trafikuar drogën në Greqi me trailer
Akuza përfundon hetimet dhe çon në gjykatë 4 të pandehur
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar procesin hetimor ndaj katër shtetasve, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë në drejtim të shtetit grek plot 1146 kg lëndë narkotike të llojit marjuanë. Të pandehurit e procedimit penal nr 110 janë shtetasit Heldon Xhaferi, Ardi Xhaferi, Hasan Gjinaj dhe Laver Tozaj. Mëshohet se dosja penale në ngarkim të 4 të akuzuarve është regjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në 8 korrik, ku pritet që në ditët në vazhdim të fillojë edhe seanca e parë gjyqësore, ku gjyqtar do të jetë Iliriana Olldashi. Të dhënat e dokumentuara vërtetojnë se në 17 mars 2005 në Pikën e Kalimit Kufitar me Greqinë, Kakavijë forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë të kryerjes së krimit shtetasin Et’hem Danaj, pasi në mjetin kamion Volvo u gjet e fshehur sasia prej 1146 kg lëndë, që u dyshua si lëndë narkotike e që më pas rezultoi e tillë (cannabis sativa). Lënda narkotike ishte fshehur në një dhomë të improvizuar posaçërisht për fshehje të lëndës narkotike. Hetimet provojnë se për të realizuar trafikimin e kësaj sasie lënde narkotike në shtetin grek, kanë bashkëpunuar edhe të pandehurit Ardi Xhaferi, Helidon Xhaferi, Hasan Gjinaj e Laver Tozaj. Provohet se i pandehuri Ardi Xhaferi në bashkëpunim me të pandehurit Hasan Gjinaj, Laver (Xhafer) Tozaj dhe Helidon Xhaferi, kanë kryer veprime konkrete në drejtim të realizimit të qëllimit të tyre, për trafikimin e kësaj sasie lënde narkotike në shtetin grek. Janë këta persona që kanë bërë financimin e blerjes së sasisë së lëndës narkotike që u sekuestrua në Kakavijë. Këta persona pasi kanë arritur të sigurojnë sasinë e lëndës narkotike, me ndihmën edhe të personave të tjerë të paidentifikuar, kanë realizuar paketimin dhe futjen e saj në çanta dhe në qese të mëdha mbështjellëse, duke e futur drogën në 12 thasë plastmasi me përbërje lini dhe në 4 çanta të mëdha sportive. Provohet se Hasan Gjinaj duke qenë me banim të përkohshëm në shtetin grek, ka rënë në marrëveshje me persona shqiptarë dhe të huaj duke gjetur treg për shitjen e lëndës narkotike, që ai në bashkëpunim me të lartpërmendurit do arrinin të trafikonin në Greqi. Për të vënë në zbatim planin e tyre, katër të pandehurit kanë vendosur që sasinë e lëndës narkotike të kalonin në Greqi, nëpërmjet një trajleri ku shofer do të ishte shtetasi tashmë i dënuar Ethem Danaj. Më 15 mars 2005 plani i tyre mori fund, pasi policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasinë e drogës dhe kamionin.