E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunarët e Kastratit, zi për Aleks Kekën

15/07/2009  Kërkohet ndjesa e policisë për akuzat

MALESI E MADHE- Anëtarët dhe drejtuesit e Këshillit të Komunës së Kastratit kanë mbajtur një minutë heshtje për Aleks Kekën të vrarë 10 ditë para votimeve të 28 qershorit 2009. Ky nderim u bë gjatë mbledhjes së anëtarëve të këtij këshilli, në kujtim të kolegut, shokut, mikut dhe bashkëfshatarit të tyre, i cili krijoi tek të gjithë imazhin e një njeriu punëtor dhe të ndershëm. Aleks Keka u vlerësua nga këshilltarët Kastratit për kontributin e tij të vyer në mbarëvajtjen e punës jo vetëm të Këshillit të Komunës, por edhe të këshillit të qarkut të Shkodrës dhe të degës së Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe, kryetar i së cilës ishte prej dy vitesh. Pas këtij vlerësimi këshilltarët e komunës Kastrat, në mënyrë unanime kërkuan që policia e shtetit të kërkojë falje publike për akuzat e rëndë që ngriti në ditën e vrasjes së tij, në një kohë që ende dhe sot strukturat hetimore të saj nuk kanë arritur të zbardhin shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje që tronditi gjithë Malësinë e Madhe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›