“Shqipëria kampion për numrin e kërkesave të ekstradimeve”
15/07/2009 Noble: Caktoni në zyrat qendrore të Interpolit një oficer ndërlidhës
Deklarata erdhi gjatë takimit midis sekretarit Noble dhe Ahmet Prençit
TIRANE- Shqipëria ka rritur numrin e kërkesave për ekstradime. Vetëm vitin e shkuar ky numër u rrit 5 herë më shumë se vitet e tjera. Kështu ka deklaruar drejtori i Policisë së Shtetit gjatë një takimi ditën e martë me sekretarin e përgjithshëm të Interpolit. Të dy drejtuesit janë shprehur se shumica e personave që janë shpallur në kërkim janë zbuluar dhe arrestuar, por për një sërë procedurash ligjore ata ende nuk janë ekstraduar në vendin tonë. Në fjalën e tij, Prençi i renditi Nobles arritjet e deritanishme, si rritja e teknologjisë në pikat e kalimit kufitar për kontrollin e personave që hyjë e dalin në Shqipëri, bashkëpunimet me Ministrinë e Transporteve mbi targimin e makinave, ku nga ana e Interpolit verifikohet, nëse ato janë apo jo të trafikuara. Kryepolici i shtetit shqiptar i garantoi shefit të Interpolit bashkëpunim dhe angazhim maksimal në muajt e ardhshëm. Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Noble, vlerësoi punën e zyrës së Interpol Tiranë dhe premtoi përhapjen e imazhit të mirë të kësaj pune dhe në vendet e tjera. Në bashkëbisedimin e gjatë, kreu i policisë shqiptare pohoi se deri tani bashkëpunimi i strukturës që ai drejton me Interpolin në Lion të Francës, ka qenë i shkëlqyer. Prençi garantoi Noblen se në muajin e ardhshëm bashkëpunimi me Interpolin do të rritet dhe policia shqiptare do të tregojë seriozitetin e duhur dhe angazhimin maksimal në bashkëpunimin dypalësh. Pas kësaj fryme bashkëpunimi, Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Ronald K. Noble, deklaroi se “kam pasur arsye specifike për të vizituar Shqipërinë, për të vizituar zyrat qendrore të Policisë së Shtetit, të cilat krahasuar me vitet e shkuara kanë bërë një punë mjaft të mirë”. Sipas Nobles, rritja e listës së personave të kërkuar nga Interpol Tirana është diçka shumë pozitive dhe ai ka ardhur në Shqipëri për të të rekomanduar që Drejtoria e Policisë së Shtetit duhet të bashkëpunojë më shumë me Drejtorinë e Transporteve. Veç të tjerash Noble pohoi se Policia e Shtetit duhet të caktojë një person ndërlidhës në zyrat e Interpolit në Lion, për të cilën Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë dhënë miratimin. “Shqipëria ka histori të mirë për t’i treguar të tjerëve se rezultatet kundër krimit të organizuar në vitet e fundit janë të jashtëzakonshme dhe çdo i huaj që viziton Shqipërinë ka shansin të njoh Shqipërinë e vërtetë”,- u shpreh Noble.