E Diel, 1 Nëntor 2026

Zë korrenti saldatorin, tubi metalik preku linjën e tensionit të lartë



GJIROKASTËR – Një gabim i vogël ka qenë fatal për një 20-vjeçar teksa po vendoste një reklamë në një tub hekuri, i cili ka prekur telat e tensionit të lartë. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëjnë të ditur se ditën e enjte gjeti vdekjen duke punuar shtetasi Lorenc Topuzi në vendin e quajtur “Karburanti Eko”, pronë e Elidon Malaj. Sipas tyre, 20-vjeçari Topuzi, lindur dhe banues në Elbasan, punonjës si montator-saldator në një firmë që ndërton tenda karburantesh “Xhoku Sh.P.K”, me pronarë Jorgji Xhima, me qendër në Elbasan, duke punuar për të vendosur tre shtylla metalike, të larta 8 metra secila, që shërbejnë për të vendosur flamurët që mbajnë karburantet, i ka humbur kontrolli dhe shtylla ka kapur në telat e tensionit të lartë afër këtij karburanti. Si pasojë e kontaktit të shtyllës me telat e tensionit të lartë, shtetasin Lorenc Topuzi e ka zënë korrenti. Menjëherë i plagosuri është transportuar për në spital të Tepelenës për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore, por ky 20-vjeçari kishte ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i policisë dhe nga këqyrja e kufomës, dhe deklarimet e para të marra në vendngjarje ka rezultuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e korrentit. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të tjera.

10 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›