E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësja e Fules: Kriza politike duhet të zgjidhjet në Tiranë

Lohan: Jo ligjeve që miratohen nga një parti

Bashkimi Europian, nëpërmjet trey përfaqësuesve të rëndësishëm të saj në Tiranë dhe në Bruksel, ka dhënë një mesazh të ri ndaj qeverisë shqiptare, duke i bërë thirrje se nuk mund të krijohet një demokraci funksionale nëse mazhoranca do të miratojë e vetme ligjet që bëjnë të mundur funksionimin e institucioneve. Ka qenë kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ambasadori Helmut Lohan, dhe kreu i misionit të BE-së për drejtësinë, Roland Miklau, të cilët kanë lëshuar deklarata të forta ndaj Tiranës zyrtare. Ndërkaq, nga Brukseli ka folur zëdhënësja e Komisionerit Fule, e cila deklaroi se Angela Filote, deklaroi se tashmë zgjidhja e krizës politike shqiptare u ngelet dy liderëve kryesorë politikë dhe ata duhet ta gjejnë atë sa më shpejt në Tiranë .“Drejtësia shqiptare reformohet vetëm në momentin kur palët politike do të bashkëpunojnë dhe do të gjejnë konsensus për çështjet që lidhen me këtë fushë”. Ky ishte mesazhi që dha dje shefi i delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan, gjatë ceremonisë së mbylljes së projektit të Bashkimit Europian për reformimin e sistemit të drejtësisë, EURALIUS II. Në fjalën e tij, Lohan, përveçse kërkoi bashkëpunim të politikës për drejtësinë, theksoi se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt.

“Shteti i së drejtës duhet të burojë nga një vizion i plotë dhe strategji gjithëpërfshirëse drejt synimeve të transparencës, përgjegjshmërisë dhe eficensës. Një vizion i tillë i gjyqësorit mund të arrihet vetëm nëpërmjet një konsensusi të gjerë politik dhe se këto sfida duhet të adresohen sa më shpejt”, deklaroi Lohan në fjalën e tij, duke shtuar se mazhoranca e vetme nuk mund të vendosë për rregullat e sistemit të drejtësisë. Sipas tij, reformimi i një sistemi të rëndësishëm, siç është drejtësia, nuk mund të arrihet vetëm me vendime të rastësishme apo të copëzuara. Nga ana tjetër, Lohan kërkoi më shumë kujdes për forcimin e elementit njerëzor në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, investimi te njerëzit e sistemit është kyç për të gjithë reformën. “Shteti i së drejtës vihet në jetë nga njerëzit, aftësitë profesionale, vullneti dhe integriteti i të cilëve janë thelbësore për suksesin e reformës së gjyqësorit. Strategjitë për reformat në sitemin e drejtësisë duhet të synojnë transparencën. Një gjyqësor i tillë kërkon konsensus të gjërë politik”, - theksoi Lohan.”, kujtoi përfaqësuesi i KE-së në Shqipëri. Nga ana tjetër, Lohan theksoi se prokurorët dhe gjyqtarët në vend duhet të punojnë me guxim dhe me kurajë, duke qëndruar larg bindjeve politike në punën e tyre. Në mbyllje të misionit, i cili ka zgjatur 2 vjet e gjysmë në vendin tonë, shefi i EURALIUS II, Roland Miklau, përveç përgëzimeve për atë çfarë është bërë në reformën në drejtësi, bëri edhe kritika të forta, duke theksuar se shteti i së drejtës në Shqipëri nuk mund të konsiderohet si i plotë. “Ndonëse ka pasur progres, mbetet ende shumë për të bërë. Sot ka pamundësi për ngritjen e akuzave dhe investigimin e figurave të larta dhe pa këto elemente, shteti i së drejtës nuk mund të konsiderohet i plotë”, deklaroi Miklau. Nga ana tjetër, shefi i misionit të BE-së për drejtësinë në Shqipëri, theksoi se fatkeqësisht Shqipëria ishte një vend në tranzicion dhe për këtë arsye reforma në drejtësi, ashtu si edhe në fusha të tjera, do të vazhdonte për një kohë të gjatë. Por bashkëpunimi i klasës politike në Shqipëri ende nuk po ndodh si arsye e krizës politike ende të pazgjidhur mes mazhorancës dhe politikës për zgjedhjet e shkuara parlamentare. Ndonëse përfshirjes së krerëve më të lartë të Parlamentit Europian për zgjidhjen e kësaj krize, ende palët nuk kanë mbërritur në një marrëveshje, e cila do të kënaqte interesat e të dyja palëve. Pas thirrjeve për bashkëpunim nga ana e PE-së dhe e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, nuk përjashtohet mundësia që kreu i grupit të Partive Popullore Europine në PE, Jozeph Daul dhe ai i Partive Socialdemokratike në këtë institucion, Martin Shuls, të vijnë vetë në Shqipëri për të zhvilluar takime me krerët e politikës për arritjen e një marrëveshje që do të çonte në përfundimin e kontradiktave dhe do t’i hapte rrugën bashkëpunimit mes palëve. Ky bashkëpunim po i kërkohet me insistim klasës politike shqiptare dhe Europa, në rast se nuk ndodh, pritet ta penalizojë Shqipërinë në aspiratat e saj europiane e integruese.

Brukseli

Po dje erdhi sinjali i radhës nga Brukseli për sa i përket zgjidhjes së krizës politike shqiptare. Zëdhënësja e komisionerit për zgjerim në Komisionin Europian, Angela Filote, deklaroi se tashmë zgjidhja e krizës politike shqiptare u ngelet dy liderëve kryesorë politikë dhe ata duhet ta gjejnë atë sa më shpejt në Tiranë. Sipas saj, gjetja e zgjidhjes është në radhë të parë e rëndësishme për vetë qytetarët shqiptarë, për plotësimin e aspiratave të tyre europiane. “Ne duam të shikojmë në Shqipëri një demokraci më të maturuar dhe dy liderët e saj politikë duhet të na i tregojnë këtë”, theksoi Filote. Sipas saj, në procedurën e shqyrtimit të kërkesës së statusit kandidat të Shqipërisë, rëndësi të veçantë do të ketë edhe plotësimi i kriterit politik.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›