Zef Preçi: Ja si duhet lexuar raporti i FMN dhe BB.
Nga BalkanWeb
Para dy ditesh u publikua raportit i perbashket te FMN-se dhe Bankes Boterore me titull “Shqiperia: Dokumenti i Strategjise se Reduktimit te Varferise – Strategjia Kombetare per Zhvillimi dhe Integrim”. A duket lexuar ky raport pozitivisht apo negativisht persa i takon performances së qeverisë?
Sipas mendimit tim, per vleresimin e punes se cdo qeverie, duke perfshire edhe aktualen, jane te pakten dy vija kufizuese qe nuk mund te injorohen. E para eshte krahasimi i arritjeve me permbushjen e progamit te vet, ne rastin konkret me sigurimin e lidhjeve dhe vazhdimesise se ndikimit pozitiv ne rritjen dhe zhvillim ekonomik e shoqeror te vendit. Ne kete kuptim dokumenti qe po analizojme, me shume se vleresime ofron nje game te gjere paralajmerimesh mbi rreziqet potenciale qe vijne nga devijimet ne zbatimin e strategjise si dhe nevojen e ngutshme qe ne kete proces te ruhet stabiliteti makro-ekonomik i vendit; qe perparesite e shpallura te strategjise te “perkthehen” ne shpenzime publike (dmth te sigurohet mbeshtetja buxhetore e tyre); qe te forcohet eficienca e perdorimit te fondeve pulbike; qe te hidhen hapa konkrete perpara ne reformimin e administrates publike bazuar ne pershtatshmerine me ligjin e sherbimit civil, etj (shih fq. 10 te dokumentit). Veshtire se gjendet ndonje rast ku nuk jane adresuar keto keshilla qeverive shqiptare te dekades se fundit. Ne kete kuptim, ka fare pak vend per entusiazem dhe eufori nga ana e qeverise… Se dyti, per te gjykuar mbi punen e qeverise mund te vlejne krahasimet me performance e qeverive te meparshme. Keshtu perseritja e “keshillave” le gjithashtu perseri pak vend per mburrje per arritjet.
Qeveria këmbëngul për ritme të larta në realizimet e investimeve publike por edhe në rritjen ekonomike të vendit?
Duke cmuar raportin per realizmin e tij ne evidencimin dhe vleresimin e progresit te shenuar gjate periudhes qysh nga raporti i fundit (23 Janar 2006), FMN-ja dhe Banka Boterore “vene gishtin mbi plaget” e qeverisjes dhe te pasojave te saj. Keshtu duhet konsideruar mjaft domethenes venia e theksit mbi nevojen e garantimit te ritmeve te larta te rritjes ekonomike; permiresimin e klimes se biznesit; nxitjes se eksporteve dhe rritjes se aftesive konkurruese te kesaj ekonomie; rreziqet qe vijne nga rritja e cmimeve, ngadalesia ne perballimin e problemeve te krijuara nga kriza energjitike dhe menaxhimi i KESh-it, etj. Kjo jo se keto problem jane te reja sepse ne kohe te ndryshem ato jane ngritur me force nga analiste dhe eksperte vendas, drejtues te ndryshem politike te opozites, por shihet qarte se besueshmeria publike dhe reagimi i qeverise mbeten problematike. Eshte deshperuese qe edhe dy dekada nga ndryshimi i sistemit si reference besueshmerie e gjendjes se ekonomise dhe shoqerise shqiptare mbeten institucionet e huaja, ne nje kohe qe ne vendin tone tashme jane ngritur dhe funksionojne te gjitha llojet e mundshem te institucioneve te nje vendi normal e demokratik. Dmth keto vleresime dhe tregues qe permenden ne dokumentin ne fjale jane detyre e institucioneve shqiptare qe paguhen nga taksa-paguesit shqiptare si INSTAT, Banka e Shqiperise, Ministria e Financave, etj. Per fat te keq, politizimi i dukshem i ketyre institucioneve i ka kthyer disa prej tyre jashte ekzekutivit ne shtojca te verbera te propogandes qeveritare te dites (per kete mjafton te kujtojme publikimin e kontestuar gjeresisht te ankestes se te ardhurave familjare te publikuar nga INSTAT perpara nje muaji, lojen me treguesit e rritjes ekonomike qe ende nuk eshte sqaruar, etj.). Madje edhe vete dokumenti thekson nevojen e hartimit te nje master-plani ne fushen e statistikave publike (fq.3 e raportit) per t’ju pergjigjur rritjes se transparences, zgjerimit te llogaridhenies dhe monitorimit te zbatimit nga qeveria te objektivave te saj programore.
Nëpërmjet ministrit të financave, Bode, qeveria ka bërë një lexim pozitiv të raportit. Për të mos ju rferuar në këtë rast kritikës së opozitës, cili është kriticizmi juaj?
Duke dashur te lexosh pozitivisht dokumentin ne fjale si nje nje vleresim qe permbledh nje periudhe te gjate kohe, nuk mund te mos lindin ehde pyetje e pikepyetje te shumta. Keshtu a nuk tingellon si nje spekullim politik nga ana e qeverise theksimi si sukses i madh rritja ekonomike vjetore prej 5-6 e stabilizuar prej disa vjetesh kur dihet se me kete ritme vendit tone i duhet gjysme shekulli te arrije ato tregues zhvillimi qe Europa ka ne ditet e sotme? Sipas meje kjo rritje eshte nen mundesite reale tashme te krijuara. A nuk perben njelloj paradoksi qe ndersa flitet per rritje ekonomike stabile pavaresisisht krizes se tejzgjatur energjitike dhe menazhimit problematik te KESh-it ne prag te privatizimit te sistemit te tij te shperndarjes; te dhenat e punesimit mbeten thuajse te pandryshuara nga njeri vit ne tjetrin; bizneset ndeshen me veshtiresi ne rritje dhe fuqia konkurruese e ekonomise e shprehur ne kapacitet e saj te eksportit eshte perkeqesuar gjate dy-tre viteve te fundit? Me te drejt dokumenti ne fjale sugjeron qe projeksionet e qeverise per zhvillimet ekonomike te perpunohen me tej ne lidhjen ndermjet eksportit, rritje ekonomike, shtimit te investimeve (duke perfshire rritjen e kredive private) dhe llogarise se jashtme (fq.3). Se ne fund te fundit, rritja ekonomike ka kuptim, eshte reale nese “perkthehet” ne shtimin e vendeve te reja te punes dhe reduktimin real te varferise, me frenimin e braktisjes se fshatit dhe dekurajimin e emigracionit ekonomik ilegal drejt vendeve fqinje prendimore; ne futjen e teknologjive bashkohore qe pefshijne ne qarkullimin ekonomik pasurite natyrore, ekonomike, monetare dhe njerezore te vendit, ne shtimin e aftesive eksportuese te ekonomise sone kombetare, ne ristrukturimin e saj ne pershtatje me zhvillimet ne tregjet e vendeve europiane ndaj te cilave kjo ekonomi po hapet me rimte te shpejta.
A duhet parë ky raport si kështillues më tepër sesa si kritikues ndaj qeverisë?
Pa dashur te ndalem ne problemet e vecanta te degeve te ndryshme te ekonomise sone kombetare, ne dokument jepen edhe mjaft “keshilla” te tjera te vlefshme dhe paralajmerime qe duhen njohur e monitoruar ne proces. Te tilla jane psh ceshtjet qe kane te bejne me zgjidhjen e problemit te kthimit dhe te kompensimit te pronave dhe rreziqet financiare nga nxitimi i qeverise per destinimin e shumave te medha monetare per kete qellim; ceshtjet qe kane te bejne me pershpejtimin e zgjidhjes se problemeve te zhvillimit urban dhe ndarjes se qarte te pergjegjesive ndermjet pushtetit qendror dhe atij vendor; problemet e permiresimit te sistemit te sigurimeve shoqerore dhe domosdoshmeria se ndertimit te urave midis kontributeve dhe perfitimeve te qytetareve nga ky sistem; etj. Ne kete dokument ngrihen edhe nje numer problemesh per disa aspekte te reformave, per te cilat duhet te shqetesohet fort edhe mjedisi publik dhe politik shqiptar. Nder to mund te permendim: bllokimin e procesit te decentralizimit te pushtetit dhe te fondeve publike per te; deshtimin e luftes kunder korrupsionit dhe dobesite e dukshme te administrates publike (fq.9). Sipas meje, do te mjaftonte shtrimi i ketyre problemeve per te kuptuar se qeveria aktuale eshte larguar shume jo vetem nga program i saj politiko-qeverises dhe premtimet e bujshme “pro-perendimore” te paratrevjeteve, por edhe se vendi ka shenuar hapa prapa qe kercenojne edhe arritjet e derisotme makro-ekonomike te tij. A nuk jane “grantet konkurruese” nje shpikje shqiptare qe deformon vullnetin e ligj-venesit (Kuvendit) dhe e shnderron Ministrine e Financave ne ne superministri tenderash qe pamundesojne respektimin e perparesive zhvillimore dhe nxitin korrupsionin me to? Me te drejte dokumenti sugjeron “shkrirjen e rregullave qe percaktojne nivelin dhe shperndarjen e transfertave ne legjislacionin e perhershem”.. “adoptimin e kritereve me specifike per shperndarjen e granteve konkurruese dhe sigurimin e burimeve teknike te mjaftueshme per vleresimin e tyre”, etj. E kjo ndodh kur sapo eshte ripunuar edhe ligji organik i buxhetit, pa ndonje proces konsultimi publik qe do te mund t’u jepte pergjigje edhe ceshtjeve te tilla qe “ziejne” prej tre vjetesh…
Opozita e ka “lexuar” këtë raport të fundit si një afirmim nga ndërkombëtarët të dështimit të politikave antikorrupsion të qeverisë. Ministri Bode, nga ana tjetër tha se në flëtët e raportit nuk ka asnjë faqe që të përmendet fjala “korrupsion”. Ju si mendoni?
Sa u takon elementeve te politikave anti-korrupsion te qeverise, dokumenti me shume realizem i konsideron ato si te pergjithshme e deklarative, me shume se sa nje “kuader strategjik per aksione te ardhmen”. Madje ai shkon me tej duke ofruar edhe nje teresi rekomandimesh mbi menyren e adresimit, detajimit, zbatimit dhe monitorimit te ketyre politikave. Edhe ne kete fushe kemi te bejme me perseritjen e skemave te luftes anti-korrupsion te ofruara edhe me pare, por qe per shkak te munges se vullnetit politik nga ana e qeverise vazhdojne te mbeten vetem ne leter. Ne nje terren me praktik, a nuk eshte rasti i zbardhjes se perfshirjes se strukturave qeveritare e politike ne tragjedine e Gerdecit nje “cause” (baze) e mjaftueshme per demonstrimin e vullnetit te qeverise aktuale per te hedhur hapat e saj te pare institucionale ne luften kunder korrupsionit? Nga ana tjeter, a nuk jane betimet e perbetimet e zyrtareve te larte te qeverise “per t’i shkuar deri ne fund zbardhjes se kesaj tragjedie” nje propogande e paster elektorale kur ndermerren ne te njejten kohe me rishikimin e ligjit qe ngushton pavaresine e institucionit te akuzes (prokurorise) dhe rrit ndikimin e ekzekutivit mbi te dhe mbi drejtesine ne teresi? Nje ceshtje te ndjeshme per institucionet financiare nderkombetare si Banka Boterore dhe FMN-se, por ne radhet te pare per qytetaret shqiptare, per qarqet e brendshme politike dhe akademike perben edhe transparenca dhe llogaridhenia buxhetore. Ketu nuk eshte fjala thjesht per deklarimet e pabaza te pushtetareve mbi nivelin e mbledhjes nga tatime-taksat e doganat pa folur per faktoret qe ndikojne mbi kete process sic jane cmimet e importit, ndryshimet e kursit te kembimit, etj. Kjo mbasi shqiptaret e shohin perdite ne nivelin e tyre te jeteses. Shqetesimi eshte ne menyren e paraqitjes dhe miratimit te buxhetit ne Kuvendin e Shqiperise, ne paraqitjen arrogante te te ashtuquajturit “buxhet suplementar” thua se keto para “bien nga qielli”, pa thene se ato jane mundi dhe djersa e qytetareve te vendit, per menaxhimin e te cilave eshte mandatuar qeveria qendrore dhe qeverite vendore per nje periudhe kohe te dhene. Spekulative eshte edhe trajtimi si “placke tregu” e te hyrave monetare qe vijne nga shitjet e aseteve te rendesishme te prones publike si Albtelekom-i, ARMO, etj. Qytetaret shqiptare jane te interesuar jo vetem ne shtimin e te ardhurave monetare te buxhetit te shtetit te tyre, por mbi te gjitha ne zgjerimin sasior dhe permiresimin cilesor te sherbimeve publike (arsim, shendetesi, etj.) qe qeveria ju ofron mbi bazen e ketyre parave.
Dokumenti trajton edhe problemin e klasifikimit te vendit tone ne grupin e “vendeve me te ardhura mesatare dhe ekonomie ne ristrukturim”, si nje vleresim qe i hap rruge nje statusi tjeter me pak te shternguar ne marredheniet e vendit tone me keto dy institucione. A është të paktën ky një tregues pozitiv i raportit?
Natyrisht qe ky eshte nje zhvillim pozitiv qe duhet kuptuar si deshmi e kapaciteteve tashme te rritura te vendit ne drejtim te administrimit fiskal e monetar, por ne te njejten kohe edhe si nje pergjegjesi me e madhe e qeverise ne percaktimin e perparesive zhvillimore dhe ne sigurimin e mjeteve monetare per venien ne jete te tyre, sidomos ne derejtim te marrjes se borxheve tregtare, borxhit te brendshem, etj. Kjo rrethane mendoj se dikton edhe nevojen e rishikimit, plotesimit dhe permiresimit te metejshem te kuadrit ligjor dhe institucional qe rregullon keto aspekte te punes se qeverise si dhe instrumentet perkatese monitoruese, te transparences dhe te llogaridhenies, sidomos rolin e Kuvendit, enteve rregullatore (qe ne dokument prezantohen mjaft te dobeta), etj.
Sic tregon pervoja e vendeve te zhvilluara perendimore, rritja e pjesmarrjes qytetare dhe kontrollit parlamentar ne emer te ketyre te fundit mbi shpenzimin e fondeve publike si dhe llogaridhenia e rregulluar me ligj e qeverise per kete qellim, jane kushte per zvogelimin e korrupsionit dhe rritjen e efektivitetit te perdorimit te ketyre fondeve. Kur e pyeten drejtuesin e nje partie politike qe humbi zgjedhjet perpara disa vjeteve ne Suedi per shkaqet e humbjes u pergjigj ne menyre lakonike: “Ne ju drejtuam Suedise dhe jo suedezeve!”. Edhe FMN-ja dhe Banka Boterore permes dokumentit ne fjale shprehen: Vleresim per Shqiperine!. Ja perse perpjekjet per “pronesimin” politik te ketij dokumenti jane te padobishme. Ai flet per dy dekada tranzicion dhe dhjete vjet zbatim te strategjise per reduktimin e varferise. Pas kesaj sfida e qeverise dhe opozites eshte: ne c’menyre sugjerimet e adresuara te shnderrohen ne politika publike qe permiresojne jeten e qytetareve dhe afrojne ekonomine tone kombetare me ekonomine e BE-se…?