Zemërimi i Obamës ndaj kasaphanës së Bagdadit
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kryesuar dje indinjatën ndërkombëtare ndaj tragjedisë e masakrës së ndodhur të dielën në Bagdad në Zonën e Gjelbër ku humbën jetën 132 persona mes të cilëve 20 ishin fëmijë. Për Obamën, ky ishte sulmi më i rëndë dhe më vdekjeprurës në Bagdad këto dy vitet e fundit dhe ishte tërësisht i "urrejtshëm dhe shkatërrimtar". Edhe sekretari i Jashtëm britanik, Milliband, tha se ai të kujtonte tmerrin e ekstremizmit më të dhunshëm të kohëve kur në Irak vdisnin çdo ditë dhjetëra civilë të pafajshëm. Shpërthimi goditi Ministrinë e Drejtësisë dhe një zyrë lokale të qeverisë në brendi të Zonës së Gjelbër që është ose më mirë duhet të ishte një zonë e fortifikuar më së miri. Mbi 520 persona u plagosën nga ku shpërthim i jashtëzakonshëm dhe shumë i fuqishëm që doli nga plasja e 2 autobombave që pasuan njëra-tjetrën, ndërsa njerëzit nxitonin nëpër drejtime të ndryshme në një orë piku në qytet. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti ka folur në telefon me Kryeministrin e vendit, Nouri Maliki, dhe Presidentin Jalal Talabanin për t‘u dhënë gjithë mbështetjen e tij.
"Unë i dënoj këto sulme të egra ndaj civilëve irakianë dhe u dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta atyre që kanë humbur në këto sulme të afërmit dhe të dashurit e tyre. Qëllimi i vetëm i këtyre bombave është vetëm ai i vrasjes së njerëzve të pafajshëm, kryesisht gra e fëmijë dhe ato tregojnë axhendën shkatërrimtare të atyre që duan t‘u mohojnë irakianëve jetën që meritojnë". Forca e fortifikuar ndërkombëtare, e quajtur Zona e Gjelbër është edhe zemra administrative e kryeqytetit irakian. Autoritetet irakiane deklaruan se kamikazët i kanë futur automjetet e tyre të ngarkuara me eksploziv të rëndë në parkingjet e zonës dhe po aty i kanë shpërthyer. Që prej 6 muajsh ishte lehtësuar edhe trafiku nëpër rrugë, duke qenë se gjatë kësaj periudhe kishte rënë ndjeshëm numri i shpërthimeve nga kamikazët.