Zemra, zbulohet vrasësi i ri i që shkakton ndalimin e saj
Zbulohet një faktor ri i cili shkakton infarktin e zemrës. Bëhet fjalë për një proteinë të quajtur lipoproteina LP (a), e cila luan një rol të rëndësishëm për të shkaktuar sulme në zemër. Përveç shkaqeve “tradicionale” si: kolesteroli, hipertensioni, diabeti, obeziteti dhe duhani, “lufta” për të ruajtur zemrën nga sot do të duhet të fillojë dhe me LP (a). Në Kongresin XXVII të Kardiologjisë në Firence, në simpoziumin “Të njohësh dhe të kurosh zemrën” u deklarua se proteina në fjalë ka një rol parësor për të shkaktuar sulme në zemër. E njohur për më shumë se 30 vjet si proteina që “mbyt” për densitetin e saj, kohët e fundit është zbuluar roli që luan ajo si një faktor rreziku kardiovaskular. Një studim i kryer tregoi se njerëzit me nivel të lartë të kësaj proteine kanë një rrezik më të madh nga infarkti se të tjerët. Kjo do të thotë se niveli plazmatik i lartë në lipoproteinën (a) shkakton një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe infarktin.
Lipoproteina
Por, çfarë është LP (a)? Lipoproteina është zbuluar në vitin 1963, por deri tani ka qenë mister fakti se prania te ajo e thrombogenic dhe atherogenic ishin shkaku apo pasoja e sulmeve të zemrës. “Në të vërtetë, nivelet e plazmës së LP (a), duke qenë të ndryshëm nga individi në individ, rezultojnë të jenë të përcaktuara gjenetikisht, pikërisht nga gjeni LPA”-, thonë studiuesit. Grupi i studimit Procardis shqyrtoi gjenotipin e 16 mijë personave në Europë dhe tregoi se në mesin e varianteve të ndryshme të gjenit LPA, dy në veçanti rrisin nivelin e plazmës në LP (a). Një në 6 persona është bartësi i një nga këto dy varianteve në ADN e tij. Si pasojë, ai që ka nivelin më të lartë të LP (a) ka një rrezik të dyfishuar të sëmundjes së zemrës krahasuar me personat me gjenotip normal, ndërsa ai që mbarte të dy variantet kishte një rrezik të katërfishuar. Rreth një person në tre të tillë paraqet megjithatë, një vlerë të lipoproteinës (a) të barabartë me zero. Kështu që lipoproteina mund të përbëjë një rrezik, edhe më shumë në qoftë se njerëzit kanë faktorë të tjerë rreziku si presionin e lartë të gjakut apo diabetit.
Niveli
Sot, priret ta konsiderojnë si normal nivelin e LP (a) më pak se 20 mg/dl, ndërsa ato midis 20 dhe 30 mg/dl janë në rrezik. Vlerat që justifikojnë një trajtim terapeutik janë ato që kalojnë vlerën 35 mg/dl. “Por nivelet e lipoproteinës mund të reduktohen në gjak me anë të L-Carnitine, një substancë endogjene”,- thotë doktor Mariano Malaguarnera në Dipartimento di Medicina Interna nga Universiteti i Katanias. Por çfarë janë rezultatet në lidhje me efikasitetin e L-Carnitine? Për këtë, Malaguarnera përgjigjet: “Rezultatet paraprake të një sërë studimesh, përcaktojnë L-Carnitine si një mundësi të re terapeutike për të ulur nivelet e lipoproteinës (a). Gjithashtu, ajo përdoret në kombinim me ilaçe të tjera parandalon efektet anësore. Në përmbledhje, L-Carnitine është një molekulë me disponibilitet të lartë, që mbron qelizat, dhe mund të përdoret qoftë vetë ose në kombinim me ilaçet e tjera kundër rrezikut kardiovaskular.
Sëmundjet koronare shkaktojnë vdekje të papritur
Sëmundjet koronare, që përfshijnë problemet e arterieve që furnizojnë zemrën me gjak mund të shkaktojnë vdekje të papritur. Mundësia e vdekjes nga një sëmundje e tillë, pa shenja paralajmëruese, në fakt është e frikshme. Kardiologët thonë se kjo sëmundje godet papritur dhe prek rreth 50 për qind të burrave dhe 65 për qind të grave. Ajo shfaqet me një goditje të vogël në zemër, pa dhimbje, dhe kjo shpesh mund të jetë shenja e parë dhe e fundit. Sipas mjekëve kardiolog, goditjet pa dhimbje janë më të rrezikshme për zemrën. Studimet kanë treguar se ndonjëherë këto goditje pa dhimbje në zemër, janë shpesh më të rrezikshme sesa ato me dhimbje të cilat mund të dallohen dhe trajtohen. Gjithashtu studimet evidentojnë për një shtim të rasteve të kësaj sëmundjeje edhe në vendet në zhvillim. Mjekët përllogarisin se thuajse gjysma e atyre që provojnë një goditje të tillë në zemër nuk e dinë se e kanë pësuar atë. Kjo për arsye se zemra nuk ndjen dhimbje. Dhimbja që njerëzit ndjejnë gjatë një goditje të zakonshme në zemër ndodh kur fijet nervore të zemrës përplasen ose ndërthuren me fijet nervore të krahut, gjoksit ose shtyllës kurrizore. Pacientët në këto raste mund t’iu nënshtrohen analizave të stresit dhe skanimeve dhe mjekët madje mund të fusin kamera shumë të vogla nëpër arteriet e gjakut për të parë nëse në to është depozituar kolesterinë ose në se arteriet janë ngushtuar. Doktor Daniel Rader, i specializuar për sëmundjet kardio-vaskulare thotë se këto analiza janë shumë të dobishme për parandalimin e bllokimit të arterieve, por megjithatë shumica e goditjeve në zemër, sidomos ato pa dhimbje, nuk ndodhim kështu. Në fakt ato ndodhin kur një pjesës e vogël gjaku i mpiksur a kolesterinë pëlcet ose fryhet menjëherë, njësoj si misrat kokoshkë. Ky shpërthim i menjëhershëm mund të shkaktojë brenda pak sekondash bllokimin e rrjedhës së gjakut në zemër. Rezultati është vdekja e papritur. Kjo është arsyeja që masat parandaluese janë të domosdoshme dhe shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës rekomandon disa hapa të thjeshtë që janë: Mospirje duhani, dietë të shëndetshme, mbajtja e peshës trupore, kolesterinës nën kontroll dhe të paktën 30 minuta ushtrime fizike në ditë edhe në qoftë se ato kryhen me ndërprerje brenda një intervali 10 minutash. Shumë amerikanë i kanë ndjekur këto udhëzime dhe gjatë 20 vjetëve të fundit numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara është pakësuar 25 për qind.
Sëmundjet që sulmojnë më shpesh zemrën
Ataku
Ataku kardiak është sulmi që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta. Ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm.
Miokarditis
Miokarditis është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës, gjë që paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera, ndonjë infeksion më i madh si gripi, reumatizmi i dhëmbëve, bajameve etj.
Infarkti
Infarkti është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës. Kjo sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat ushqejnë zemrën, gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve, ndonjë plasaritjeje e arterieve e përcjellë me gjakderdhje, gjatë streseve ose si pasojë e shtypjes së lartë.
Aritmia
Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e përzier e ngadalësuar dhe e shpejtuar me kërcime dhe ndërprerje të rrahjeve. Kjo dukuri është pasojë e kontrollit të dizharmonizuar të ngacmimeve nervore të punës së zemrës, të cilat e kanë prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.
Arterioskleroza
Arterioskleroza është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme dhe kripërat e kalciumit në brendi në muret e arterieve, kjo çon deri tek mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut me shumë pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes së gjakut, e cila mund të shkaktohet edhe nga gjendjet nervore, streset etj.
Embolia
Embolia është mbyllja e ndonjë arterie të trurit, një lloj si infarkti i zemrës. Kjo shkakton dëmtimin e ndonjë qendre dhe me këtë rast paraqitet paraliza ose vdekja.
1 Prill 2010