Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Integrimit Europian, Ermelinda Meksi, ka dalë sot përpara gazetarëve në një Konferencë për shtyp dhe bëri këtë deklaratë : « Me ftesë të autorit
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Integrimit Europian, Ermelinda Meksi, ka dalë sot përpara gazetarëve në një Konferencë për shtyp dhe bëri këtë deklaratë :
« Me ftesë të autoriteteve greke në datën 1 tetor mora pjeë në një viztë zyrtare në Athinë, ku u takova me Ministrin e Punëve te Jashtme, Z. Papandreu dhe Ministrin Plotësues përÇështjet e Bashkimit Europian, Z. Janicis.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte forcimi i dialogut politik midis Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asociimit si dhe diskutimi i çështjeve që lidhen me marrëdhëniet bilaterale midis vendeve tona.
1. Autoritetet e larta greke, që në fillim të takimeve shprehën keqardhjen për ngjarjen e ditëve të fundit në kufirin shqiptaro-grek, me pasojë humbjen e jetës së të riut Vullnet Bytyci. Zoti Papandreu shprehu gjithashtu ngushëllimet në emër të qeverisë greke për familjen e të ndjerit dhe në të njëjtën kohë konfirmoi angazhimin e qeverisë greke për zgjidhjen ligjore të kësaj cështjeje duke zbatuar me rreptësi ligjin.
Ne këtë kuadër unë vura theksin në nevojën për vlerësimin real të situatës nga qeveria greke, zbatimin korrekt të ligjeve në funskion të dënimit të shkaktarëve të këtyre ngjarjeve.
Me këtë rast theksova se ndërmarrja e hapave konkretë në funksion të liberalizimit të sistemit të vizave, do të bënte të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve dhe evitimin e rasteve të tilla. Pala greke siguroi mbështetje në këtë drejtim, duke zbatuar legjislacionin europian përkatës dhe lehtësimin e proçedurave për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
2. Në kuadër të përpjekjeve që po bën Shqipëria për përshpejtimin e proçesit të integrimit Europian, informova për hapat e ndërmarra dhe progresin e bërë lidhur me negociatat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si dhe theksova domosdoshmërine e gjetjes së mekanizmave nga BE për mbështetje konkrete ndaj Shqipërisë dhe përfshirjes së saj në programet komunitare që lidhen me zhvillimin e infrastrukturës. Kjo kërkesë u përkrah dhe pala greke u angazhua për ta bërë prezent dhe zhvilluar më tej atë me autoritetet e Komisionit Europian.
3. Falenderova palën greke për mbështetjen dhënë Shqipërisë që nga koha kur ajo mbante presidencën e BE-së, të konkretizuar me Samitin e Selanikut dhe Takimin e Trojkës Europiane dhe kërkova që të ndikojë për mbajtjen gjallë të kësaj fryme në mbështetje të Ballkanit edhe gjatë presidencave te ardhshme. Gjithashtu ramë dakord për konkretizimin e Axhendes së Selanikut nëpërmjet hartimit të një Plani Konkret veprimesh për përmbushjen e angazhimeve që u morën në këtë Samit.
"Qeveria shqiptare konsideron integrimin europian të vendit si nje prioritet të politikës së saj. Ajo duke qenë e ndërgjegjshme se integrimi europian i vendeve të Ballkanit do të kushtëzohet nga aftësia e tyre për të përmbushur angazhimet dhe detyrimet në fushën e reformave, synon të rrisë rolin e saj proaktiv në këtë drejtim. Prandaj ne kërkuam thellimin e partneritetit në funksion të përmbushjes së reformave dhe arritjes së standarteve europiane . ". Pala greke shprehu angazhim për mbështetje të Shqipërisë në këtë drejtim.
4. Në takimet e zhvilluara u diskutua mbi rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton realizimit të një proçesi zgjedhor të rregullt, korrekt dhe të standarteve europiane.
Zoti Papandreu u shpreh se nga ana e institucioneve të Bashkimit Europian proçesi zgjedhor në Shqipëri po ndiqet me shumë vëmendje si një element që ndikon në proçesin e nënshkrimit të MSA
5. Ftova Zotin Papandreu dhe Zotin Janicis për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilat u pranuan me kënaqësi dhe u konsideruan domosdoshmeri për thellimin e mëtejshem të dialogut dhe bashkëpunimit dypalësh.
6. Në fund të vizites, me kërkesë të përfaqsuesve të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare që veprojnë në Greqi e krijuar gjatë muajit të fundit në Selinë e Ambasadës, zhvillova një takim me ta. Gjatë këtij takimi u trajtuan problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe ndihma që ata do të dëshironin të kishin nga Qeveria shqiptare. Gjatë takimit u angazhova që të përcjell shqetësimet pranë strukturave kompetente të qeverisë dhe të shikojmë mundësimin e zgjidhjeve sa më optimale brenda kuadrit ligjor.