E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësuesi i Canës është... Vrapi

 

Ari Han, i cili mbërriti dje në mbrëmje në Tiranë, po projekton një formacion surprizë për ndeshjen kundër Maltës. Është i detyruar të improvizojë në repartin e mesfushës, për shkak të mungesave të rëndësishme të Lalës e të Canës. Në dispozicion, në rolin e këtyre dy lojtarëve është Ervin Bulku, por duhet edhe një tjetër dhe kjo nuk është e lehtë për t’u zgjidhur. Një postim i Currit në mesfushë mund të krijonte boshllëqe në mbrojtje, ndaj Ari Han nuk do të rrezikojë. Gilman Lika, megjithëse ka të dhëna të mira, ende nuk ka pasur mundësinë të tregojë se di ta përballojë presionin e fanellës së përfaqësueses. Në këtë situatë, trajneri i përfaqësueses i ka hedhur sytë nga Vrapi, i cili megjithëse është një mbrojtës, mund të aktivizohet ndaj Maltës në qendër të mesfushës, si shkatërrues, në krah të Ervin Bulkut. Ky i fundit, sipas të gjitha gjasave, do të luajë si titullar më 11 shkurt në La Valeta. Flitet një rikthim i Nevil Dedes në radhët e kuqezinjve, por tekniku kërkon garanci për formën e tij, ndaj do të shohë nga afër dy futbollistët në ndeshjen që verdheblutë do të zhvillojnë kundër Lushnjës. Ndërkaq, Ari Han nesër pritet të shohë ndeshjen Tirana-Shkumbini që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Nën vëzhgim do të jenë Agolli, Lila, Muzaka dhe Memelli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›