Shkarjet dëmtojnë ujësjellësin
Berat
Rëndohet situata e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Beratit. Reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish shkarjen e dherave, çka ka çuar në dëmtimin e tubacionit kryesor të ujit të pijshëm. Burime pranë Drejtorisë së Ujësjellësit në këtë qytet bëjnë me dije se shkak ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është bërë sërish tubi përcjellës nga burimi i Bogovës. Për të parë situatën në vend, mesditën e djeshme ka mbërritur në vendin ku është çarë tubi drejtori i përgjithshëm i Ujësjellësve, Edmond Hali. Ai ka deklaruar se është urdhëruar menjëherë hartimi i një projekti për të zhvendosur tubacionin nga zona e rrezikshme.
#