E Diel, 1 Nëntor 2026

Të izoluarit dalin në protestë

Berat

Banorët e fshatit Kapinovë në Komunën Vërtop të Beratit kanë kërkuar dje ndihmë urgjente për riparimin e rrugës që i ka izoluar nga fshatrat e tjerë dhe qyteti. Mesditën e djeshme, dhjetëra banorë të Kapinovës janë mbledhur në hyrje të fshatit dhe kanë protestuar duke kërkuar ndërhyje urgjente. Sipas banorëve, prej disa ditësh ndodhen në kushtet e një izolimi total. Ata kërkojnë sheshimin e rrugës, që tashmë është shkatërruar krejtësisht, të paktën për t’u bërë e kalueshme nga kafshët apo nga mjetet e tonazhit të rëndë, pasi situata është vërtet e rënduar. Ata janë shprehur se në këto kushte nuk mund të transportojnë as të sëmurët në spital nëse do të ketë raste emergjente.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›