Zgjedhjet 2009, kryetarët e partive mund të kandidojnë njëkohësisht në të 12-të qarqet
Kodi i ri Zgjedhor shton shanset e krerëve të partive për të qenë në Kuvend. Pika 3 e Nenit 67 “subvencionon” drejtuesit e partive të vogla
Shaban Sulçe
Kodi i ri Zgjedhor rezulton të jetë më favorizues në krahasim me Kodin e mëparshëm përsa i përket garantimit të shanseve të kryetarëve të partive të vogla për të siguruar mandatin e deputetit. Nëse në Kodin e mëparshëm kryetarëve të partive u sigurohej e drejta për të vendosur emrin të parin në listën proporcionale kombëtare, e njëjta gjë, por me përmasa më favorizuese, do të ndodhë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu, kryetarët e partive të vogla kanë të drejtë që të vendosin të parin emrin e tyre në listë në të 12-të qarqet njëkohësisht. Thënë më qartë, kryetari i një partie mund të jetë i pari i listës së partisë së tij, si në qarkun e Tiranës, ashtu edhe në qarkun e Shkodrës, të Durrësit, Fierit etj. Një gjë e tillë sanksionohet në pikën 3 të Nenit 67 të Kodit të ri Zgjedhor, ku thuhet se kryetarët e partive politike që konkurrojnë veçmas apo si pjesëtarë të një koalicioni, mund të kandidojnë në një apo më shumë zona zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend. Aktualisht kryetarët e partive të vogla kanë deklaruar se do të refuzojnë të shfrytëzojnë këtë hapësirë të Kodit, megjithatë priten surpriza. Lista e kandidatëve për deputetë do të depozitohet në KQZ 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe deri atëherë shumë prej kryetarëve të partive të vogla pritet të vendosin emrat e tyre si kryesues të listave në pjesën më të madhe të qarqeve.
Favorizimi
Duket se hartuesit dhe votuesit e Kodit të ri Zgjedhor kanë menduar që me anë të pikës 3 të Nenit 67 t’u sigurojnë mbijetesën kryetarëve të partive të vogla të tyre si PSD, PDS, PAD, PAA etj. Falë këtij neni, ata do të kenë mundësi që të luajnë shanset e tyre dhe të sigurojnë përfaqësimin në Parlamentin e ardhshëm. Kështu, kjo pjesë e Kodit thotë: “Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër, dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish. Bëjnë përjashtim nga ky rregull kryetarët e partive politike që konkurrojnë veçmas apo si pjesëtarë të një koalicioni, të cilët mund të kandidojnë në një apo më shumë zona zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend”. Falë kësaj hapësire, që sigurohet në Kod, kryetarët e partive, duke kandiduar në shumë qarqe, u krijojnë mundësi edhe kandidatëve të partive të tyre për të siguruar mandatin e deputetit. Në Nenin 163 thuhet se pas përfundimit të rezultateve ndahen mandatet dhe menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike sipas këtij neni, KQZ-ja përcakton mandatet nominale për çdo parti politike në bazë të listës së kandidatëve të depozituar sipas Nenit 67 në rend zbritës, duke filluar nga numri rendor 1. Kryetari i partisë, i regjistruar në më shumë se një listë dhe që ka fituar mandat në më shumë se një zonë zgjedhore, mban vetëm mandatin e fituar në qarkun ku lista fituese ka marrë numrin më të vogël të votave. Mandatet e tjera të fituara nga kryetari i partisë u shpërndahen kandidatëve të tjerë, që vijojnë menjëherë në listën shumemërore përkatëse.
Elbasani
Ndryshe nga sa pritej, do të jetë qarku i Elbasanit, dhe jo qarku i Tiranës, arena e përballjes së kryetarëve të partive të vogla në zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu, kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, si dhe kryetari i Partisë Ambientaliste, Lufter Xhuveli, kanë deklaruar se do të garojnë në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu, të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe kryetari i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi, apo kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Zgjedhja për të kandiduar në qarkun e Elbasanit duket se ka të bëjë më shumë me një lëvizje taktike, pasi ky qark konsiderohet qarku i dytë me pragun më të ulët elektoral. Në qarkun e Tiranës, ku pragu elektoral është më i ulëti, kryetarët e partive mund të caktojnë të parët në listë bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë.
25 Mars 2009