Zgjedhjet 2009, pragu për partitë 3 %, për koalicionet 5 %
Partitë politike apo koalicionet, në zgjedhjet e vitit 2009, duhet të marrin një numër të konsiderueshëm votash për t’u futur në garë për të fituar ndonjë mandat deputeti. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka përgatitur një draft ku parashikohet pragu ligjor që një parti mund të konkurrojë për një mandat deputeti, duhet të jetë mbi 3 për qind për çdo qark, ndërsa për koalicionet mbi 5 për qind. Në rast se një parti merr qoftë edhe më pak se 1 votë të mjaftueshme për të kapur 3-përqindëshin, atëherë të gjitha votat e saj shkojnë dëm, e njëjtë edhe për koalicionet. Sipas Kodit, në rast se një parti merr 3 për qind të votave, ajo shënohet në tabelën e ndarjes së mandateve të cilët do të ndahen me formulën D’hond. Me pak fjalë, një parti edhe pse mund të marrë mbi 3 për qind, mund të mos përfaqësohet në Kuvend dhe kjo varet nga qarku se ku është marrë përqindja. Në një qark të madh, si Tirana, ku pritet të dalin 3 deputetë, një parti mund të përfitojë një mandat deputeti me 3 për qind, por me këtë përqindje, në një qark si Vlora, i cili mendohet të ketë 12 mandate deputetësh, nuk përfiton asnjë mandat deputeti. Pragu prej 3 për qind për partitë dhe 5 për qind për koalicionet shërben vetëm si prag ligjor për të hyrë në garën e ndarjes së mandateve në qarqe sipas formulës matematikore, jo për t’u përfaqësuar direkt në Kuvend me mandat.
Mbledhja
Ndërkohë, ditën e djeshme, Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur pasdite, por pavarësisht se mbledhja vazhdoi përreth dy orë, anëtarët nuk vendosën gjë përveçse debatuan. Disa anëtarë mungonin për shkak të angazhimit dhe u vendos që vendimet të merren ditën e sotme në një mbledhje tjetër. Ndërkohë që anëtari i LSI-së, Spartak Braho, kundërshtoi hapur këtë kod duke dhënë disa propozime të reja, të fokusuara në rritjen e anëtarëve të KQZ-së.
Propozimet e LSI-së
Lëvizja Socialiste për Integrim propozon KQZ me 9 anëtarë, formulë që përfshin atë vetë si parti, por edhe PSD-në e Gjinushit. Projekt-amendamenti i LSI-së është bërë publik dje gjatë pasdites, ndërsa ishte duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas këtij propozimi, Komisioni Qendror Zgjedhor të përbëhet nga 9 anëtarë dhe zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së parashikohet që dy anëtarë të KQZ-së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike te mazhorances qeverisëse, përjashtuar partinë më të madhe të mazhorancës, që kanë numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. Dy anëtarë të KQZ-së zgjidhen nga kandidatët e propozuar nga partitë politike të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës, që kanë numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë. KZZ-të propozohet që të përbëhen nga 9 anëtarë dhe sekretari të cilët emërohen nga KQZ-ja të ketë një tjetër procedurë. Propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Parlament dhe dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Parlament. Dy anëtarë të tjerë propozohen nga partia e dytë dhe tretë e shumicës parlamentare.
Si do të ndahen 140 mandatet e deputetëve sipas formulës D’hond
1. Jo më vonë se 3 ditë nga përfundimi i procesit të ankimit kundër vendimit për miratimin e rezultateve të zonës zgjedhore sipas këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që subjektet kanë marrë në nivel zonë zgjedhore. Për zgjedhjet në Kuvend, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve partitë politike që kanë marrë më pak se 3 % dhe koalicionet që kanë marrë më pak se 5 %, të votave të vlefshme në zonën zgjedhore përkatëse.
2. Numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt, pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në qarkun përkatës. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është 1. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
3. Kur subjekti zgjedhor është kandidat propozuar nga zgjedhësit, votat e tij pjesëtohen vetëm me pjesëtuesin 1.
4. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim, përfshirë edhe rezultatin e pikës 3 të këtij neni, renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin të cilit i përket herësi përkatës. Në rast se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt. Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është numri i mandateve që shpërndahen në qarkun përkatës.
5. Një subjekt zgjedhor përfiton një numër mandatesh të barabarta me numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij neni. Në rast se për vendin e fundit në listën e përcaktuar në pikën 4 të këtij neni rezultojnë dy apo me shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i jepet atij subjekti që ka numrin më të madh të votave, dhe nëse ato kanë numër të barabartë votash, atëherë përcaktohet me short midis atyre subjekteve. Shorti hidhet publikisht në KQZ në prani të subjekteve të interesuara.
Ndarja e mandateve, kryetarët e partive mund të regjistrohen në disa lista
1. Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve brenda koalicionit në çdo zonë zgjedhore, mbi bazën e numrit të votave të vlefshme që secila parti pjesëtare e koalicionit ka marrë në zonën zgjedhore përkatëse dhe numrit të mandateve që koalicioni ka fituar në zonën zgjedhore përkatëse sipas nenit të këtij kodi.
2. Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të quajtur pjesëtues. duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është 2. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt.
3. Herësit e përftuar nga çdo pjesëtim renditen në listë nga herësi më i madh tek ai më i vogël, duke renditur përkrah tyre subjektin të cilit i përket herësi përkatës. Në rast se herësi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt. Renditja vazhdon derisa të renditen aq herës sa është numri i mandateve që shpërndahen brenda koalicionit në zonën zgjedhore përkatëse.
4. Një parti politike periton një numër mandatesh të barabarta me numrin e herësve të përfshirë në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni. Në rast se për vendin e fundit në listën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni rezultojnë dy apo me shumë subjekte me të njëjtin herës, mandati i jepet atij subjekti që ka numrin më të madh të votave, dhe nëse ato kane numër të barabartë votash atëherë përcaktohet me short midis atyre partive. Shorti hidhet publikisht në KQZ në prani të subjekteve të interesuara.
5. Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike sipas këtij neni, KQZ-ja përcakton mandatet nominale për çdo parti politike në bazë të listës së kandidatëve të propozuar në rend zbritës duke filluar nga numri rendor një.
6. Kryetari i partisë i regjistruar në më shumë sesa një listë, sipas këtij kodi, e fiton mandatin nëse lista ku ai bën pjesë ka fituar mandat sipas procedurave të këtij kodi dhe kjo listë ka marrë numrin më të madh të votave ndërmjet listave ku kandidon kryetari.
7. Vendimi për përllogaritjen dhe shpërndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor sipas procedurave të kreut të këtij kodi.
Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i tij
Mandati i deputetit i fituar ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e germës (a) dhe (b) të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës. Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditësh nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës sipas procedurës së parashikuar në pikën 1. E njëjta procedurë vazhdon deri në shterimin e listës së kandidatëve të së njëjtës parti politike. Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon partisë ose koalicionit me herësin më të lartë, e më pas partisë me herësin më të lartë.
Numërimi i votave nën vëzhgimin e kamerave
Për numërimin e votave në rang ZAZ-je (Zona e Administrimit Zonal), me vendim të KZAZ-së, 2 ditë para ditës së votimit, caktohen grupe numërimi. Numri i grupeve të numërimit është dy për çdo tavolinë numërimi sipas nenit pikës 2 të nenit të këtij kodi. Anëtarët e GNV-së duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e neneve. Grupet e numërimit përbëhen nga katër anëtarë ku në çdo rast një anëtar emërohet pas propozimit të partisë politike që i përket kryetari i KZAZ-së, një anëtar emërohet pas propozimit të partisë që i përket nënkryetari. Ndërsa anëtari i tretë propozohet nga partitë e mazhorancës qeverisëse dhe anëtari i katërt i emërohet pas propozimit të partive të opozitës që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të GNV-së (Grupet e Numërimit të Votave) për ZAZ respektive, sipas procedurës së parashikuar në Kod. Në vendimin për emërimin e GNV, KZAZ-ja cakton një nga anëtarët si numërues të parë dhe një anëtar si sekretar. Në gjysmën e GNV-ve numëruesi i parë propozohet nga partia më e madhe e mazhorancës dhe në gjysmën tjetër nga partia më e madhe e opozitës. Sekretari i GNV-së i përket partisë politike të kundërt me partinë që propozon numëruesin e parë. KQZ-ja me udhëzim përcakton mënyrën e hedhjes së shortit. KQZ-ja vendos përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve (ekraneve) për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre. Kamerat me rezolucion të lartë, instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë (ekrane) të vendosura përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Regjistrimi filmik i procesit ruhet në media elektronike dhe dorëzohet në KQZ-së së bashku me materialet e tjera zgjedhore. KQZ-ja mund të riprodhojë kopje të tyre dhe t’i vërë në dispozicion subjekteve zgjedhore.